Manastirliu: Laboratorë të rinj për elektronikën dhe IA në Universitetin Politeknik të Tiranës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në laboratorët kërkimorë të ngritur në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT)


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në laboratorët kërkimorë të ngritur në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), të cilët janë financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Gjatë vizitës në Laboratorin Kërkimor-Shkencor për Projektimin, Prototipizimin dhe Testimin e Bordeve të Qarqeve Elektrike dhe Sistemeve të Antenave të Printuara, ministrja Manastirliu vlerësoi rëndësinë e investimit për zhvillimin e kapaciteteve teknologjike dhe kërkimore në fushën e inxhinierisë elektronike dhe telekomunikacionit.

“Këto laboratorë, me pajisje që janë fjala e fundit e teknologjisë dhe sigurisht rrjeti i të gjithë kompjuterëve që janë kompjuterë të teknologjisë së avancuar, u japin mundësi studentëve të mësojnë me këto mjete bashkëkohore dhe të punojnë në drejtim të perfeksionimit të mësimdhënies nga pedagogët e këtij departamenti. Kemi investuar edhe në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale, që është një laborator i fjalës së fundit të teknologjisë”, tha Manastirliu.

“Qëllimi është fuqizimi i infrastrukturës laboratorike për stafin dhe studentët, si dhe nxitja e kërkimit dhe inovacionit në ndërtimin e sistemeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit”, shtoi ministrja.

Manastirliu u shpreh se “infrastruktura e kërkimit shkencor është një prioritet në arsimin e lartë dhe ne jemi duke ecur me hapa të rëndësishëm, ku përgjatë tre viteve ne kemi 3-fishuar fondet për kërkimin shkencor dhe inovacionin për universitete tona të cilat aplikojnë çdo vit për fonde për projekte të kërkimit shkencor qoftë në infrastrukturë, qoftë në projekte kërkimore. Ndër përfituesit përfshihen 21 anëtarë të stafit akademik dhe mbi 400 studentë në vit të programeve të Inxhinierisë Elektronike dhe Telekomunikacionit, studentë të doktoraturës në FTI, si dhe aktorë të tjerë të interesuar, përfshirë bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë”.

E rëndësishme, vijoi ministrja, është që këto pajisje të cilat vijnë në laboratorët tanë jo vetëm që ngrenë standardin në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor brenda universitetit, por rrisin mundësinë që me akreditimin e laboratorëve të tillë të ofrohen shërbime dhe për të tretë dhe të bashkëpunohet më shumë me biznesin.

Ministrja Manastirliu vizitoi gjithashtu Laboratorin e Inteligjencës Artificiale, një tjetër investim i rëndësishëm. Projekti ka për qëllim krijimin e një infrastrukture moderne për zhvillimin e kërkimeve shkencore në fushat e inteligjencës artificiale, përpunimit të të dhënave, analizës së imazheve dhe objekteve 3D, përpunimit të gjuhës natyrale, me fokus të veçantë në gjuhën shqipe dhe aplikimeve të tjera inovative.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te ndërkombëtarizimi i universiteteve tona përmes bashkëpunimeve strategjike me universitete prestigjioze në Evropë.

“Ne synojmë të zgjerohemi përmes ndërkombëtarizimit, në bashkëpunim me universitete prestigjioze, siç është Universiteti Teknologjik i Compiègne-it një bashkëpunim që tashmë është vendosur prej vitesh. Në vitin e ri akademik, synojmë që për herë të parë të hapim dy programe bachelor në Elektronikë dhe Inxhinieri Kompjuterike, dhe më tej edhe në Megatronikë, për të mundësuar që kampusi universitar i Universitetit Teknologjik të Compiègne-it të funksionojë brenda Universitetit Politeknik të Tiranës”, tha Manastirliu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Filo: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Filo: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky…