Xi Jinping: Të ndërtojmë një Kinë të bukur dhe të gjelbër

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, mori pjesë paraditen e së enjtes në aktivitetin vullnetar të mbjelljes së pemëve në Pekin.


Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, mori pjesë paraditen e së enjtes në aktivitetin vullnetar të mbjelljes së pemëve në Pekin, duke theksuar se mbjellja e pemëve dhe pyllëzimi janë një hap kyç për ndërtimin e qytetërimit ekologjik. Ai bëri thirrje që të gjitha rajonet dhe departamentet të mobilizojnë dhe organizojnë masivisht qytetarët për të marrë pjesë në gjelbërimin e pyllëzimin, për të zbatuar konceptin e zhvillimit të gjelbër, për të përhapur kulturën ekologjike dhe për të bashkuar forcat për ndërtimin e një Kine të bukur, duke e bërë tokën kineze më të gjelbër e më të gjallëruar.

Në prag të Festës “Qingming”, rreth orës 10:30 të së enjtes, Xi Jinping-u dhe udhëheqës të tjerë të lartë, si Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi dhe Han Zheng mbërritën në brigjet e lumit Yongding në distriktin Fengtai të Pekinit për të marrë pjesë në aktivitetin vullnetar të mbjelljes së pemëve së bashku me zyrtarë dhe qytetarë.


Foto nga Xinhua

Kur panë që po vinte Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping, zyrtarët dhe qytetarët që po merrnin pjesë në mbjelljen e pemëve, e pritën atë me entuziazëm. Xi i përshëndeti me dorë, mori lopatën dhe shkoi drejt vendit të mbjelljes, duke punuar bashkë me zyrtarë të Bashkisë së Pekinit e të Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, me qytetarë, si edhe me pionierë.


Foto nga Hinxua

Duke hapur gropa dhe duke ujitur me kujdes, Xi mbolli një pas një disa fidanë. Gjatë punës, ai bisedoi me fëmijët për jetën e përditshme, shkollën, punën dhe stërvitjen fizike. Ai theksoi se një jetë e bukur krijohet nëpërmjet punës, prandaj të rinjtë duhet ta duan punën dhe natyrën, të marrin pjesë aktivisht në aktivitete publike si mbjellja e pemëve, të kaliten, të forcojnë vullnetin dhe të zgjerojnë njohuritë nëpërmjet punës, duke ndjekur zhvillimin gjithëpërfshirës në drejtim të moralit, njohurive, shëndetit, estetikës dhe punës. Atmosfera në vendin e mbjelljes ishte e ngrohtë dhe plot gjallëri.


Foto nga Xinhua

Gjatë mbjelljes, Xi bisedoi ngrohtësisht me zyrtarë dhe qytetarë. Ai theksoi se aktualisht, shkalla e mbulimit me pyje në Kinë i kalon 25 % dhe Kina ka kontribuuar për rreth 25 % të sipërfaqes së re të gjelbëruar në botë. Falë përpjekjeve të vazhdueshme, shkretëtira Taklamakan “ka veshur një shall të gjelbër” dhe në zonën e rërës Horqin po rikthehet pamja e kullotave. Mjedisi ekologjik në Kinë vijon të përmirësohet dhe qytetarët mund t’i ndiejnë drejtpërdrejt këto ndryshime. Megjithatë, sipas tij, duhet të pranohet që sasia e përgjitshme e burimeve pyjore dhe kullosore në Kinë mbetet ende e pamjaftueshme dhe cilësia e efikasiteti ende nuk janë në nivelin e duhur. Duhet të trajtohen problemet kryesore dhe të arrihen rezultate më të mira vit pas viti.


Foto nga Hinxua

Xi Jinping-u theksoi më tej që gjelbërimi i vendit duhet të mbështetet në zbatimin e njëkohshëm të “tre gjelbërimeve”: zgjerimi i gjelbërimit, përmirësimi i gjelbërimit dhe mbrojtja e sipërfaqeve të gjelbra, si edhe në bashkërendimin e katër “rezervave”: të ujit, financave, drithërave dhe karbonit. Duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi rritjes së cilësisë, duke optimizuar strukturën e pyjeve, duke menaxhuar mirë burimet pyjore dhe duke përmirësuar cilësinë ekologjike të kullotave. Po ashtu, i duhet kushtuar edhe rëndësi zhvillimit industrial nëpërmjet reformave, duke shfrytëzuar me efikasitet burimet pyjore e kullotat, për ta forcuar këtë sektor. Duhet theksuar edhe përfitimi për qytetarët, duke rritur gjelbërimin rreth tyre dhe duke krijuar më shumë vende pune e duke rritur të ardhurat në këtë sektor.


Foto nga Xinhua

Xi vuri në dukje që mbjellja vullnetare e pemëve është një aksion kombëtar dhe duhet të vazhdojë brez pas brezi. Ai bëri thirrje për rritjen e ndjenjës së përgjegjësisë, inovacion në format e pjesëmarrjes dhe forcimin e mbështetjes me shërbime, për të rritur efektivitetin e pyllëzimit dhe të gjelbërimit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.