Rama: Ushtria shqiptare më e mirëpaguara në rajon, po i afrohemi mesatares së NATO-s

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.


Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Rama vuri në dukje se aktualisht Shqipëria ka ushtrinë më të mirëpaguar të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që siç vuri në dukje ai, “kur morëm detyrën kishim ushtrinë më të keqpaguar dhe më të keqtrajtuar në të gjithë rajonin tonë, se pastaj po të vazhdojmë më tutje me Evropën as nuk kemi ҫfarë krahasimi të bëjmë”.

“Sot kemi një Forca të Armatosur të Republikës së Shqipërisë ndaj të cilës të rinjtë dhe të rejat nuk janë më të mbyllur, por përkundrazi drejt të cilës kanë filluar dhe po i hedhin gjithnjë e më shumë sytë dhe këtë e tregon edhe 5-fishimi i rekrutimeve dhe arritja e përmbushjes së objektivit për numër rekrutësh të vendosur nga Shtabi i Përgjithshëm, gjë që më parë ishte e pamundur”, u shpreh Rama

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “është fakt edhe i konfirmuar në vazhdimësi nga aleatët tanë që cilësia e mësimdhënies ushtarake është rritur në mënyrë të ndjeshme”.

“Praktikisht jemi sot në një pagë mesatare 1550 euro që më lejoni t’ju garantoj nuk është stacioni ynë i fundit, por është vetëm një nga stacionet për të shkuar drejt objektivit që e kemi ndarë me ju në krye të herës edhe kemi mirëkuptuar mosbesimin tuaj total kur ju kam thënë që ne do të arrijmë të kemi një ushtri shqiptare të paguar në mesataren e FA të NATO-s. Jemi duke iu afruar ndjeshëm asaj mesatareje, por kemi ende hapa për të bërë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se janë bërë investime të rëndësishme, megjithatë nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë.

“Më vjen mirë që investimi madhor që po bëhet për transformimin e të gjithë kampusit, në një kampus ultramord ka nisur të duket dhe do të vazhdojë. Do të jetë një qendër krenarie për Forcat e Armatosura, dhe ambicia jonë është që të tejkalojë ambiciet tona”, tha Rama duke iu referuar kampusit në Zall Herr.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Skanderbeg e Venezia, una storia di intrecci tra Albania e Italia

Dalla figura dell’eroe nazionale albanese sul Bucintoro alla presenza degli albanesi nella società veneziana, fino agli Arbëreshë e alle nuove…