Parlamenti Europian: Shqipëria, arritje për integrimin në BE

Parlamenti Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.


Parlamenti Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, i hartuar nga eurodeputeti David McCallister mbeshtetet ambicia e vendit tonë për të mbyllur të gjithë grupkapitujt e negociatave deri në 2027.

Po ashtu, kundërshtohet çdo përpjekje për të minuar punën e drejtësisë.

Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, thekson se, “Parlamenti përshëndet përfundimin me sukses të procesit të shqyrtimit për Shqipërinë në fund të vitit 2023 dhe hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues mbi themelet dhe mbi marrëdhëniet e jashtme (Grupi 6) në vitin 2024; përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit. Parlamenti paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”.

Parlamenti Europian thekson domosdoshmërinë e një opozitë konkurruese.

“Thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”, thuhet në raport.

Gjithashtu, raporti vlerëson qëndrimin në një linjë me politikën e jashtme të sigurisë së Bashkimit Europian, përfshirë edhe masat kufizuese të unionit kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.