Shqipëria pjesëmarrëse në Forumin Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm 2025 në Gjenevë

Nën moton “Zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në shkencë për Agjendën 2030”, Shqipëria u bë pjesë e diskutimeve rajonale përmes përvojës shqiptare në fusha si barazia gjinore, punësimi i denjë, partneritetet për zhvillim dhe mbrojtja e mjedisit.


Shqipëria mori pjesë në Forumin Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm 2025 në Gjenevë, përfaqësuar nga Eridana Çano, Drejtoreshë e SASPAC, Sokol Duma, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Mira Rakacolli Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët ndanë përvojat, sfidat dhe angazhimin e vendit tonë drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale thrksoi se, në një platformë që bashkon aktorë nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria vuri në pah politikat gjithëpërfshirëse dhe investimet e qëndrueshme që vendosin qytetarin në qendër.

Nën moton “Zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në shkencë për Agjendën 2030”, Shqipëria u bë pjesë e diskutimeve rajonale përmes përvojës shqiptare në fusha si barazia gjinore, punësimi i denjë, partneritetet për zhvillim dhe mbrojtja e mjedisit. Pjesëmarrja në këtë forum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në skenën globale të zhvillimit të qëndrueshëm, nënvizoi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.