Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.


Shoqata Turke e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MÜSİAD) dhe Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) firmosën memorandumin e bashkëpunimit, duke hapur rrugën për mundësi të reja investimi dhe bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shpreh sot se ky partneritet synon të nxisë investimet strategjike mes dy vendeve tona.

Gonxhja tha se ky bashkëpunim do të forcojë lidhjet ndërmjet sipërmarrësve të dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja për rritje dhe zhvillim.

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024, sipas BSH.

Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i investimeve turke në vendin tonë në fund të vitit 2024 shënoi vlerën e 256 milionë euro, me rritje 44% krahasuar me një vit më parë.

Investimet turke shtrihen në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…