Programi i vetëpunësimit, Gonxhja thirrje të rinjve: Kthe zanatin në sipërmarrje të suksesshme

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau sot historinë e një të riu, i cili ktheu zanatin në sipërmarrje të suksesshme, falë mbështetjes së programit


Gjithnjë e më shumë, të rinjtë po përfitojnë nga programi i vetëpunësimit, i krijuar t’u vijë në ndihmë të papunëve që kanë një ide biznesi.

Ky program ofron trajnime për sipërmarrjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit, së bashku me grante për aplikantët e suksesshëm

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau sot historinë e një të riu, i cili ktheu zanatin në sipërmarrje të suksesshme, falë mbështetjes së programit.

“Hamdi Peqini, saldator me eksperiencë, ka krijuar biznesin e tij falë programit të vetëpunësimit. Pas shumë vitesh pune në terren, ai mori iniciativën ta kthejë zanatin në një sipërmarrje të suksesshme. Me mbështetjen e Zyrës së Punës, ndoqi trajnimet, mentorimin dhe krijoi planin e tij të biznesit. Sot, ai menaxhon me dinjitet biznesin e vet”, tha ministri.

“Nëse ke një profesion, mund ta kthesh në sipërmarrje”, është mesazhi i Hamdiut për të gjithë ata që kërkojnë një mundësi.

Aplikuesit kanë mundësinë të përfitojnë grantin e ngritjes së biznesit, që arrin deri në shumën e 500,000 lekëve. Po ashtu trajnim afatshkurtër dhe mentorim për të ndihmuar në krijimin e një plani të suksesshëm biznesi.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia për të rinjtë shënoi ulje vjetore me 2,1 pikë përqindje. Papunësia për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,1%, ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç është 7,3 %.

Lexo më shumë nga

Sala: 1 miliard lekë për barnat onkologjike në projektbuxhetin 2026

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit ndërsa opozita kishte kërkuar…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala: 1 miliard lekë për barnat onkologjike në projektbuxhetin 2026

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit ndërsa opozita kishte kërkuar…