Komisionerja Kos dhe Koçiu në Elbasan: Mbështetja për gratë, prioritet i përbashkët


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos kanë zhvilluar sot një vizitë në Elbasann.

Në ditën e dytë të vizitës së saj të parë zyrtare në Shqipëri, Komisionerja Kos vizitoi projektet e financuara nga Bashkimi Evropian.

Ministrja Koçiu dhe Komisionerja Kos, fillimisht u ndalën në një punëtori të thurjes së qilimave, i cili mbështetet nga një grant i BE-së. E nisur në vitin 2021, nisma ka transformuar një pasuri që i është konfiskuar aktiviteteve kriminale në një ndërmarrje sociale tejet aktive. Menaxhuar nga Fondacioni “Joscelyn”, në bashkëpunim me Partners Albania në Elbasan dhe Libera nga Italia, punëtoria u ofron grave vendase – disa prej të cilave kanë qenë viktima të krimit të organizuar – mundësi për të mësuar aftësi të reja, për të gjetur punësim, si dhe për të arritur pavarësi financiare për familjet e tyre.

Komisionerja Kos dhe ministrja Koçiu më pas morën pjesë në një bisedë të thelluar, në një mjedis të sigurt, me gra të mbijetuara të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

I organizuar nga World Vision Albania dhe Forumi i Grave Elbasan, takimi theksoi ndikimin e mbështetjes së financuar nga BE-ja për viktimat, duke përfshirë këshillimin psikologjik, ndihmën ligjore dhe programet e fuqizimit ekonomik.

Komisionerja Kos dhe Koçiu dëgjuan përvojat personale të këtyre grave të guximshme dhe mësoi se si projekti po i ndihmon ato të rindërtojnë jetën e tyre.

“Gjatë kësaj vizite ishim edhe në qendrën e fuqizimit për gratë dhe vajzat “Rise Her” ku u takuam me zonja të forta, mes tyre edhe të mbijetuara të dhunës në familje, të cilat po ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre”, shprehet ministrja Koçiu.

Ajo theksoi se mbështetja për gratë dhe krijimi i komuniteteve më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse mbetet një prioritet i përbashkët.

“Së bashku, po ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe më pranë BE-së”, shton Koçiu.

TWIST (Drejt një modeli të ri të sipërmarrjes sociale për asetet e konfiskuara në Shqipëri) është një nismë prej 500,000 € e financuar nga BE-ja që synon ripërdorimin e aseteve të konfiskuara për sipërmarrje sociale. Projekti, i cili u finalizua me sukses në shkurt 2025 nga Libera, Bashkia e Tiranës dhe Partnerët Shqipëri, mbështeti OJQ-të vendore, si Fondacioni “Joscelyn”, për krijimin e ndërmarrjeve sociale që ofrojnë shërbime dhe punësim për grupet e cenueshme, përfshirë viktimat e krimit. Ndërmarrjet sociale për pasuritë e konfiskuara u mbështetën në qarkun Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër dhe Pukë.

Ndërsa projekti “RISE HER” (Rigjallërimi i pavarësisë dhe fuqizimit të qëndrueshëm për atë) financohet nga Bashkimi Evropian me një grant prej 0.5 milionë euro dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Forumi i Grave Elbasan, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nisma ofron shërbime jetëshpëtuese për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore në Elbasan dhe bashkitë përreth. Projekti fokusohet te mbështetja e pavarësisë dhe fuqizimi i grave dhe vajzave, duke ofruar strehim, shërbime ligjore, psikologjike dhe sociale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe kompensimi i pronarëve, prioritete për vitin 2026

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe kompensimi i pronarëve, prioritete për vitin 2026

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar…