Votimi nga jashtë, Rama: Regjistrimi edhe me pasaporta apo karta identiteti që kanë dalë jashtë afatit

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ka arritur shifrën 133 049.

Kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje sot shqiptarëve jashtë vendit të nxitojnë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Rama kujtoi se data e fundit e regjistrimit është 4 marsi.

“Kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohet, mirë është të regjistrohet secili, sidomos shqiptarët e Italisë dhe Greqisë që janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por mbi të gjitha të ndryshimit të reputacionit dhe këndit të shikimit, jo të masës kryesore të popullatës, por edhe të tyre”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se procedura e regjistrimit është e thjeshtë, në platformën e KQZ-së dhe tani mund të regjistrohen edhe ata me pasaporta apo karta identiteti që kanë dalë jashtë afatit.

“Kërkon pak durim dhe duhet bërë me kujdes, por procesi nuk është i vështirë. Votimi është falas dhe do të financohet tërësisht nga shteti. Do të vijë zarfi në shtëpi në adresën që duhet të jetë e shtëpisë, duhet të bëhet kujdes të hapet me kujdes, se brenda ka një zarf ku do të hidhet prapë vota dhe do të hidhet në postë, e parapaguar”, sqaroi Rama.

Kryeministri theksoi se sa më shumë votues të marrin pjesë, aq më mirë është, pasi kjo është hera e parë që votohet nga jashtë vendit, është historike.

“E di që ne shqipot i lëmë gjërat për ditën e fundit, por mos i lini për ditën e fundit se mund të ketë një ngarkesë sistemi dhe mund të mbeteni pa regjistruar. Kështu që bëni çmos që të regjistroheni deri në 4 mars, sepse duhen përgatitur të gjitha për t’i ridhënë kohë postës t’i sjellë. Nuk janë vetëm Italia dhe Greqia, por janë edhe në Amerikë, edhe në Australi. Kështu që kërkon kohën e vetë posta për të sjellë dhe pastaj ta rimarrë e sjellë këtu votën në zarf”, tha Rama.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 133 049 shtetas.

Lexo më shumë nga

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…