Gonxhja: 570,152 pensionistë e kanë tërhequr bonusin e fundvitit

Pak ditë më parë qeveria miratoi fondin për garantimin e bonusit të pranverës, në mbështetje të pensionistëve.


Nga data 2 dhjetor, kur nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit, 570,152 pensionistë e kanë tërhequr atë në zyrat e Postës Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se pensionistët mund ta tërheqin atë në çdo moment deri më 30 qershor.

“570152 pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit deri më 30 dhjetor. 404880 pensionistë që marrin pension nën 20,000 lekë, pensionistët e invaliditetit dhe ata me pensione familjare, kanë tërhequr bonusin prej 15,000 lekë. 165272 pensionistë, që kanë pension mbi 20,000 lekë, kanë tërhequr bonusin prej 10,000 lekë”, bëri të ditur Gonxhja.

Bonusin e fundvitit e përfitojnë 724933 pensionistët, ndër të cilët 511173 pensionistë me pension deri në 20 mijë lekë përfitojnë 15 mijë lekë dhe 213760 pensionistë me pension mbi 20 mijë lekë përfitojnë 10 mijë lekë.

Në këtë skemë janë përfshirë 65763 pensionistë invalidë, 44561 pensione familjare dhe 2900 pensione të parakohshme të ushtarakëve. Për këto kategori bonusi është 15 mijë lekë.

Kjo paketë përfshin edhe 91000 pensione fshati, me rritje domethënëse që arrin deri në 66.3% efektin e bonusit vjetor për kategorinë familjare në fshat.

Me një fond prej 100 milionë euro, ky bonus ka një ndikim të ndjeshëm, duke rritur mesatarisht 9% pensionin prej 15 mijë lekësh, 13% pensionin social dhe 35% pensionin familjar.

Përpos këtij të fundvitit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do mundësojë bonusin e pranverës, që do të jetë i vlefshëm në çdo vit vijues për pensionistët

Pak ditë më parë qeveria miratoi fondin për garantimin e bonusit të pranverës, në mbështetje të pensionistëve. Në një llogari të posaçme në Bankëne Shqipërisë do të transferohet një fond prej 6,3 miliardë lekësh.

Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

Lexo më shumë nga

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…