Niset kontingjenti i FA-së në misionin e NATO-s në Bullgari, Vengu: Kontribut në sigurinë rajonale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji përcollën sot kontingjentin e radhës për në grup-batalionin e NATO-s në Bullgari


Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin me misione për garantimin e sigurisë rajonale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji përcollën sot kontingjentin e radhës për në grup-batalionin e NATO-s në Bullgari, si dhe pritën një pjesë të trupave shqiptare që shërbejnë në misionin e KFOR në Kosovë.

“Në Bullgari, njerëzit tanë janë të angazhuar në përforcimin e krahut lindor të NATO-s, ndërsa në KFOR kontribuojnë në një tokë shumë të dashur për të gjithë ne, Kosovën që aq shumë ka nevojë për kontributin e të gjithëve si pjesë e Aleancës së madhe”, u shpreh ministri Vengu.

Vengu siguroi se “trupat e FA-së, në çdo mision ku shërbejnë, nuk përfaqësojnë vetëm uniformën që mbajnë, por fuqinë dhe dinjitetin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare”.

“Familjet tyre, që i mbështesin në çdo hap të këtij rrugëtimi, janë gjithashtu heronj të heshtur të këtij misioni. Krenar për ambasadorët e vlerave tona kombëtare dhe ushtarakët që sakrifikojnë çdo ditë në misionet e NATO-s”, u shpreh Ministri Vengu.

Burimi ATSH

Demo: Brenda marsit finalizohet struktura e Akademisë së Pushtetit Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Akademia e Pushtetit Vendor ndodhet në fazën përfundimtare të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Brenda marsit finalizohet struktura e Akademisë së Pushtetit Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Akademia e Pushtetit Vendor ndodhet në fazën përfundimtare të…