Koçiu: 4200 viktima të dhunës përfituan mbështetje gjatë vitit, 40 shërbime të specializuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën dixhitale”,


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot gjatë aktivitetit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën dixhitale”, se fenomeni i dhunës në Shqipëri, po përshkallëzohet si pasojë e efekteve të botës dixhitale në këtë fenomen. Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, përtej organizimeve të veçanta, theksohet edhe më shumë fakti që askush nuk është imun ndaj dhunës, por fatkeqësisht gratë janë më të ekspozuara ndaj saj, sipas ministres.

“Në Shqipëri, si rezultat edhe i anketimeve, gjysma e grave dhe vajzave kanë përjetuar të paktën një episod dhune në jetën e tyre, qoftë fizike, psikologjike apo seksuale. Këto janë të dhëna të papranueshme, por që fatkeqësisht bota dixhitale shpesh i përshkallëzon. Nga ana tjetër teknologjia me gjithë kufizimet, ka edhe avantazhet e saj, pasi është në duart e gjithsecilit mënyra se si ajo përdoret.

Hapësirat dixhitale, ndonëse shërbejnë për të shkëmbyer eksperienca dhe ide, për të argumentuar dhe debatuar, shpesh shndërrohen në arena bullizmi dhe fyerje, ku gratë dhe vajzat janë ato që preken më së shumti. Dhuna dixhitale dhe psikologjike është një problem global, nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri, por shpesh ajo ka dimensione të fshehta që është i vështirë për t’u kapur në kohë dhe për t’u trajtuar”, tha Koçiu.

Ministrja theksoi faktin se ndikimi i botës dixhitale në aspektin e dhunës, nuk është problem platformash, por çështje ndërgjegjësimi dhe koordinimi institucional. “Në Shqipëri, në kuadër të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore 2021-2030, kemi vendosur të ndërmarrim masa të forta për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, përfshirë edhe ato nga teknologjia. Në këtë luftë, me rëndësi është forcimi i mekanizmave të referimit në të 61 bashkitë e vendit, sa edhe bashkëpunimi ndërinstitucional ku programe të dedikuara krijojnë platforma koordinimi dhe referimi të rasteve dhe të ndërhyrjeve të menjëhershme për çdo viktimë dhune.

Ndihme juridike, psikologjike, strehim të sigurt dhe angazhim për punësim të shpejtë. Ne kemi një tërësi shërbimesh të specializuara, 40 të tilla në të gjithë Shqipërinë, nga strehëza e emergjencës, te referimet, këshillimet dhe qendrat e trajtimeve të dedikuara për viktimat e dhunës, për fëmijët dhe familjet e viktimave të dhunës. 4200 viktima të dhunës kanë përfituar mbështetje gjatë vitit 2024, ndërsa në bashkëpunim me partnerët kemi përforcuar programet e ndërgjegjësimit. Një betejë e gjatë, që mund të fitohet nëse përballë kësaj të keqeje, ne ngremë një mur mbrojtës bashkëpunimi, solidariteti si individë dhe institucione”, përfundoi ministrja Koçiu.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Program për të pajisur familjet me ndihmë ekonomike me kartë për ushqimet bazë

Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Program për të pajisur familjet me ndihmë ekonomike me kartë për ushqimet bazë

Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3…