Një fillim i mbarë i mendimit shqiptar evropian

Libri “Europa e së nesërmes”, i studiuesit Ardit Gjinali, dëshmi se shkolla e mendimit shqiptar evropian po natyralizohet në Shqipëri


Nga Enver Hoxhaj

Rritja dhe kultivimi i i mendimit evropian nuk është një rrugëtim i lehtë në Balkanin Perëndimor. Veçmas kjo praktikë e të menduarit bëhet e vështirë edhe sot e këtë ditë në Shqipëri, kur kihet parasysh epoka e sundimit pesëshekullor osman dhe periudha prej pesë dekadave e regjimit të kuq atje.
Tranzicioni i Shqipërisë vazhdon të ecë duke bartur pluhurin e të gjitha mbetjeve prej sundimeve të kaluara dhe efektet e saj vazhdojnë të ndihen që nga institucionet shtetërore e partiake e deri te ato arsimore, kulturore e shëndetësore, nga familja e deri te shoqëria, nga sundimi i ligjit e deri te infrastruktura e gjithmbarshme e vendit.

Duke e lexuar librin “Filozofia e gjeopolitikës” të studiuesit të ri, Ardit Gjinali, nuk mund të mos mbetesh i ngazëllyer se shkolla e mendimit shqiptar europian po natyralizohet edhe në vendin ku e kaluara vazhdon të mbetet ende e sotme.

Të shkruash sot në Shqipëri për Bashkimin Europian, për proceset e tij dhe për rajonet e mbetura ende jashtë dhe në kërkim të këtij integrimi, siç është Ballkani Perëndimor, do të thotë dhe mbi të gjitha të shkruash për të ardhmen e mendimit shqiptar evropian, për perspektivën dhe normalitetin e teorive të mendimit të cilat duhet të natyralizohen nga të drejtat e njeriut e deri te proceset integruese europiane e euroatlantike të vendit.

Shkrimet “ekskursione” të mendimit europian të Ardit Gjinalit, ashtu siç i konceptoj unë, sado që në shikim të parë duken të lira për nga lidhshmëria e mendimit, ato kanë një kohezion të fuqishëm që rrjedhin nga qendra e Bashkimit Europian, siç është Brukseli, Berlini apo Parisi dhe shpërndahen natyrshëm nëpër ish-hapësirat evropiane, ku deri dje kanë sunduar diktaturat e kuqe, siç është Polonia, Çekia, Sllovakia, Ukraina e deri te Gjeorgjia.

Kjo shëtitje e mendimit europian si filozofi e shkollës perëndimore përmbledh me sukses proceset dhe problematikat përgjatë rrugëve të integrimit, duke u ndalur në hapësira të caktuara, edhe me tone të një gjykimi të ngarkuar emocional.

Nga “Proceset e Berlinit” e deri te Indo-Paqësori, libri sjell një qasje plot vizion dhe njohuri, nga një vëzhgues që kërkon të konfigurojë përmes rreshtave gjeopolitikën e sotme.

Shqipëria kishte dhe ka nevojë të ngutshme për procese integruese rajonale e europiane. Dhe në këtë rast deri sa jam duke shkruar për shkollën shqiptare evropiane të mendimit më bie ndërmend detyra e vështirë e SPAK- ut në Shqipëri, e cila po mundohet të promovojë për herë të parë në krejt historinë e Shqipërisë një drejtësi të paanshme e të pavarur.

I ndodhur ndërmjet këtyre dy botëve, një shtet dhe një shoqëri që nuk ka patur kurrë më parë një drejtësi të pavarur, duke u rrëqethur, s’mund të mos i gëzohem përpjekjeve serioze të Arditit për të nesërmen e Evropës.

Sepse rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, nuk është rrugë që kalon nga Greqia apo Italia për në Bruksel e as nga aeroporti i Tiranës drejt Brukselit.

Bashkimi Evropian fillon dhe mbaron duke kaluar vetëm nëpër Shqipëri.

Pjesa tjetër e kësaj bashkësie shtetesh nuk është gjë tjetër, pos një mundësi më shumë për zhvillim, rekreacion, tregti, shkollim, turizëm, dashuri e çka jo tjetër.

Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do të shndërrohet në një Muze të…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë

Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do të shndërrohet në një Muze të…