Malaj: Mbështetja për bujqësinë rritje me 180 %, aktualisht 150 milionë euro

Ministri i Financave: Shqipëria renditet në krye të listës së vendeve të rajonit sa i takon shpenzimeve buxhetore për bujqësinë.


Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se qeveria ka rritur me 180 % mbështetjen buxhetore për sektorin e bujqësisë, krahasuar me 2013-ën.

Në diskutimin për pr/buxhetin 2025, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Malaj iu përgjigj deputetit opozitar, Arbi Agalliu, i cili foli për mungesë vëmendjeje të qeverisë për sektorin e bujqësisë.

Sipas kreut të financave publike, bujqësia ka marrë mbështetjen më të lartë, krahasuar edhe me infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin apo mbrojtjen sociale.

“Në 2023 mbështetja për bujqësinë ishte 47 milionë euro, aktualisht është 150 milionë euro, çka tregon rritje me 180 %”, tha ai.

Ministri vuri në dukje se në krahasim me 2024-ën, bujqësia ka përfituar 673 milionë lekë më shumë vitin që vjen, ndërkohë që foli dhe për përfitime të tjera indirekte.

“Po të marrim dhe shikojmë përfitimet indirekte nga reduktimi i normave tatimore për inputet bujqësore, apo përjashtimet nga TVSH, mbështetja për këtë sektor shtohet edhe me 5 miliardë lekë“, deklaroi Malaj.

Duke analizuar kahun e shpenzimeve të buxhetit, Malaj tha se 2 % e shpenzimeve buxhetore shkon për sektorin bujqësor.

Shqipëria, tha ai, renditet në krye të listës së vendeve të rajonit sa i takon shpenzimeve buxhetore për bujqësinë.

“Mali i Zi shpenzon 1.7 % të totalit të shpenzimeve buxhetore për bujqësinë, Bosnjë Hercegovina çon 1.8 % të shpenzimeve buxhetore drejt bujqësisë. Edhe në raport me vendet e rajonit me ekonomi të ngjashme, Shqipëria prezantohet më mirë“, tha ai.

(ATSH)

Gonxhja: Investimi në art, kulturë dhe sport, prioritet strategjik për edukimin e të rinjve

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare për Edukimin Pas Shkollor.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Investimi në art, kulturë dhe sport, prioritet strategjik për edukimin e të rinjve

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare për Edukimin Pas Shkollor.