Gonxhja: Banka Botërore, mbështetje për projekte që përmirësojnë lidhjet tregtare në rajon

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja pret menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti në një takim menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.

Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

“Një iniciativë e rëndësishme që po kontribuon ndjeshëm në zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e lidhjeve tregtare në rajon, duke rritur efikasitetin e transportit dhe reduktimin e kostove të tregtisë për bizneset në Shqipëri dhe më gjerë”, tha ministri.

Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua dizenjimi i një projekti të ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, i cili do të mbështesë zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë shqiptare në vitet e ardhshme.

“Ky projekt synon të sjellë investime të rëndësishme në drejtim të integrimit me tregun e përbashkët europian, me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërisë në treg dhe përmbushjen e standardeve që kërkon tregu i BE-së”, informoi ministri.

Ky bashkëpunim afatgjatë me Bankën Botërore dhe partnerët e tjerë strategjikë, shtoi ministri, përbën një hap të madh drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe konkurruese për të gjithë qytetarët.

(ATSH)

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…