Rama: Arsimi profesional, mundësi për të hyrë në tregun e punës

Arsimi profesional konsiderohet si rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e të rinjve në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Arsimi profesional konsiderohet si rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e të rinjve në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi regjistrimet në arsimin profesional, të cilat tani kryhen përmes e-Albania.

“Arsimi Profesional ofron mundësi për të ndjekur ëndërrat tuaja dhe njëkohësisht të hyni në tregun e punës me sukses. Zgjidhni mes një nga 22 drejtimeve për një arsim praktik, të shpejtë dhe plot mundësi. Regjistrohuni tani përmes e-Albania, në shërbimin ‘Regjistrim’”, u shpreh Rama, krahas videos.

Aktualisht po punohet për nisjen e një epoke të re në arsimin profesional me krijimin e Arsimit Profesional Dual, i cili krijon mundësi që nxënësit të mësojnë pranë sipërmarrjeve.

Si një kërkesë e vazhduar nga biznesi, Arsimi Profesional Dual, një sistem arsimor me bazë punën në biznes në mbështetje të sektorëve prioritarë ekonomikë, bazuar në modelet më të mira të vendeve të zhvilluara si Zvicra dhe Gjermania, do fillojë të implementohet nga ky vit.

Sistemi i arsimit dhe formimit profesional publik përbëhet nga 41 institucione nga të cilat 31 shkolla profesionale dhe 10 qendra formimi të cilat ofrojnë kualifikime profesionale të mesme pas të mesme dhe afatshkurtra, për të gjitha moshat.

Lexo më shumë nga

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…