Hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione praktike pune në administratën publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.

Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Grisilda Mollaymeri dhe Saimir Topuzi janë dy të rinj të cilët kanë nisur praktikën e punës me pagesë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ata shprehen se është një eksperiencë sa sfiduese aq edhe e vlefshme dhe pas praktikës tre mujore ata kanë nisur punën me kontratë një vjeçare.

Gjithashtu, ata u bëjnë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e këtij programi.

MIRËMËNGJES 😊

dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al, ju uroj një ditë të bukur🙏

Posted by Edi Rama on Wednesday, July 10, 2024

Lexo më shumë nga

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…