Koncert në Akademinë e Arteve me rastin e Ditës së Evropës

Java e Evropës u përmbyll sonte në Tiranë me një koncert në Akademinë e Arteve me rastin e Ditës së Evropës.


Java e Evropës u përmbyll sonte në Tiranë me një koncert në Akademinë e Arteve me rastin e Ditës së Evropës.

Në koncert merrnin pjesë Presidenti Bajram Begaj, zv/kryeministrja Belinda Balluku, ministra, ambasadorë të vendeve anëtare të BE, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

I pranishëm në këtë koncert, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij u shpreh i emocionuar për pjesëmarrjen në këtë koncert.

“Është një emocion i rrallë për mua, megjithëse jam në një sallë ku në moshën tuaj, kemi formësuar për herë të parë konceptin e Shqipërisë si gjithë Evropa, protestat e Akademisë së Arteve, gjithë Lëvizjen Studentore dhe është një emocion i vërtetë”, tha Gonxhja.

“Sot një emocion tjetër ishte që për herë të parë si ministër i kësaj ministrie të re më duhej të propozoja në parlament për ratifikim marrëveshjen me BE për ato nota që ne do të dëgjojmë në këtë sallë sot”, tha Gonxhja.

“Emocionin e kam jo sepse jam me të vërtetë përfaqësues i palës së qeverisë shqiptare që bashkë me kolegun tim Gonzato organizojmë Javët Kulturore ndërkombëtare, për rastin e Javës së Evropës, së bashku mbështesim një nga aktivitet më të bukura të vitit, për Shqipërinë dyer hapur për shtëpinë tonë, për ju të gjithë që të ndjeheni si në shtëpinë tuaj, por sepse është me të vërtetë shumë emocionuese që ne të kalojmë një natë së bashku sot falë jush orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Gonxhja.

Ndërsa, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij u shpreh se, “gjatë kësaj jave donim të kujtonim së pari e mbi të gjitha veten tonë, Bashkimin Evropian, për vlerat që kanë frymëzuar projektet e BE-së e të cilat mbeten në themel të tyre, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, siç janë të sanksionuara në Kartën e të Drejtave Themelore. Janë vlera të përbashkëta vlera që na bëjnë të fortë e të bashkuar”.

“Po kështu na mundësojnë që të thellojmë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin tonë, ndërkohë që respektojmë specifikat e shteteve tona, gjuhët, kulturat, sistemet kombëtare të solidaritetit dhe të demokracisë”, u shpreh Gonzato.

“Kësisoj kemi moton “Bashkim në Diversitet”, që e bën BE-në një projekt kaq unik. Në këtë frymë Java e Evropës këtë vit u përqendrua tek disa prej vlerave themelore, gjithëpërfshirja, diversiteti dhe të drejtat e njeriut. Objektivi ynë ishte të portretizonim një Evropë. Evropën që përfshin Shqipërinë, ku gjithkush të ndihet si në shtëpi. Ku nuk ka rëndësi sesi dukesh, se kë do, si lutesh dhe ku ke lindur”, tha Gonzato.

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…