“Beleri”, Rama: Çështje e drejtësisë shqiptare, nuk negociojmë asgjë e me askënd

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë televizive edhe për çështjen “Beleri”, ku theksoi se “për mua, ajo është çështje e Shqipërisë, e drejtësisë shqiptare, e këtu mbaron”.


Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë televizive edhe për çështjen “Beleri”, ku theksoi se “për mua, ajo është çështje e Shqipërisë, e drejtësisë shqiptare, e këtu mbaron”.

“Se çfarë bëhet në Greqi dhe se çfarë bëjnë ata që ndajnë kombësinë me zotërinë nuk është puna ime, por këtu çdo qytetar shqiptar, pavarësisht se ka kombësi shqiptare apo greke, i nënshtrohet drejtësisë shqiptare”, theksoi Rama.

Rama tha se “kjo drejtësi që siç është e pavarur dhe e lirë të bëjë atë që mendon, kur godet individë brenda oborrit të PS-së, e patrazuar, është e lirë të bëjë atë që mendon, kur godet individë në çdo oborr të çdo partie e në çdo pjesë të oborrit të Shqipërisë, kur e sheh të arsyeshme, si rezultat i shkeljes së ligjit”.

“Në këtë proces shtetbërjeje të Shqipërisë, ky është një aspekt mbi të cilin ne nuk negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive, e lëre më pastaj me një shtet tjetër”, shtoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “vendimi përfundimtar i Gjykatës po pritet për shkak se zotëria ka marrë atë mandatin nga KQZ, pastaj zgjedhjet i dekreton Presidenti. Në Himarë do të kemi kandidat”.

I pyetur nëse Vangjel Tavo është kandidat i mundshëm, Rama theksoi se “nuk është çështje emri e kandidaturash. Sot jemi shumë larg nga ajo ditë, besoj se aty do të fitojë Himara. Himara që kërkon paqe, jo sherre. Himara që u pa në pasqyrën e zgjedhjen e këshillit bashkiak se çfarë është dhe çfarë në të vërtetë synon. Himara ku axhendat destabilizuese për interesa të caktuara individësh, këtu brenda apo fantazish nga jashtë, nuk është absolutisht Himara që votojnë në këshill bashkiak, Himara që shikon nga e ardhmja dhe nuk ka asnjë interes që të hyjë në sherre, jo kush jam unë e kush je ti”.

Sa i përket marrëdhënieve me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Rama u shpreh se “marrëdhëniet e mia me kryeministrin e Greqisë janë shumë të mira. Nuk kanë ndryshuar as në kohën kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pësuar këtë lloj tronditje, jo për shkakun tonë. Sepse unë besoj tek komunikimi, tek ballafaqimi i të vërtetave. E kam të pamundur të mos jem ai që të them atë që mendoj dhe atë që them”.

“Njëkohësisht jam i hapur dhe i gatshëm të dëgjoj edhe nëse nuk jam dakord. Ky është një dialog që ka vazhduar dhe nuk është ndërprerë asnjëherë. Por ndodh që në raportet shtetërore, në raportet që kushtëzohen nga pozicioni politik, axhenda politike, interesi sipas njërit e tjetrit i shtetit të vet të ketë dhe tronditje marrëdhëniesh. Në këtë aspekt nuk ka asnjë problem dhe nuk do të ketë asnjë problem nga ana ime”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…