Ndërmarrjet e huaja janë optimiste rreth zhvillimit të forcave të reja prodhuese të Kinës

Kina ka prezantuar shumë politika të favorshme, duke u fokusuar në stabilizimin e pritshmërive të tregut dhe forcimin e besimit


Jo shumë kohë më parë, dhjetëra makina për pastrimin e pistave të akullit të prodhuara nga “TechnoAlpin” janë transportuar nga qendra e saj logjistike dhe magazinimit në Hebei në të gjithë botën.

“Këtë vit, “TechnoAlpin” do të vazhdojë të fokusohet në tregun kinez, të rrisë teknologjinë e investimeve, të promovojë prodhimin e pajisjeve për akullin dhe borën për t’i shërbyer më mirë klientëve”,- tha Shen Yumei, menaxherja e marketingut të “TechnoAlpin China”. Kompania është një furnizues kryesor i pajisjeve për prodhimin e borës me seli në Itali.


foto nga VCG

Me konsum më të madh dhe përmirësim të industrisë, sportet dimërore nuk kufizohen më vetëm në sezonin e dimrit.

“Kërkesa për pajisje akulli dhe bore nga klientët po zhvillohet drejt efikasitetit më të madh, mbrojtjes së mjedisit dhe inteligjencës, gjë që na shtyn të rrisim përpjekjet tona për kërkimin dhe zhvillimin dhe të zgjerojmë linjat tona të produkteve”,- shtoi Shen.

Duke përshpejtuar zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore, duke promovuar zhvillim me cilësi të lartë dhe nxitës të rinj të zhvillimit ekonomik, Kina jo vetëm që ofron mundësi të reja për optimizimin e strukturës industriale vendase, por gjithashtu ofron mundësi për ndërmarrjet e financuara nga jashtë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Tregtisë tregojnë se në dy muajt e parë të këtij viti ishin 7160 sipërmarrje të reja me investime të huaja, me një rritje prej 34,9 për qind nga një vit më parë.

Përdorimi aktual i investimeve të huaja në prodhimin e teknologjisë së lartë arriti në 28.27 miliardë juanë (rreth 4 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 10.1 për qind nga viti në vit.

Një sipërmarrje e re e përbashkët (JV) e krijuar nga “Mercedes-Benz Group China Ltd.” dhe “BMW Brilliance Automotive Ltd.” është regjistruar kohët e fundit në distriktin Chaoyang të Pekinit. Deri në fund të vitit 2026, sipërmarrja do të ketë ngritur të paktën 1,000 stacione të pajisura me teknologji të fundit në të gjithë Kinën, me rreth 7,000 pirgje karikimi me fuqi të lartë.


foto nga VCG

“Në vitin 2024, ne do të prezantojmë mbi 15 produkte krejtësisht të reja dhe të gjeneratës së re që mbulojnë mënyra të ndryshme drejtimi. Me një linjë produktesh të fuqishme dhe përvoja të pashembullta të klientëve, ne synojmë të përmbushim vazhdimisht dëshirën e klientëve kinezë për markën “Mercedes-Benz”,- tha Oliver Britz, nënkryetar ekzekutiv i shitjeve në “Mercedes-Benz Sales Services Co., Ltd” Pekin.

Zhuang Rui, dekani i Institutit të Ekonomisë Ndërkombëtare në Universitetin e Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare, tha se përpjekjet e Kinës për të transformuar dhe përmirësuar industritë tradicionale dhe për të promovuar zhvillimin e tyre drejt nivelit të lartë, inteligjent dhe të gjelbër, do të zgjerojnë më tej hapësirën e tregut, do të stimulojnë pika të reja të rritjes ekonomike dhe do të ofrojnë mundësi të reja tregu për zhvillimin e ndërmarrjeve të financuara nga jashtë në Kinë.

Aktualisht, Pekini po përshpejton inovacionin e shkencës dhe teknologjisë dhe ekonominë digjitale, e cila ofron hapësirë të gjerë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të tjera.

Presidenti i “CJ Group”, Sohn Kyung-shik tha se ai është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me ndërmarrjet kineze, institucionet përkatëse në fusha të teknologjisë së lartë, si inteligjenca artificiale dhe të dhënat e mëdha, duke shfrytëzuar mundësitë në zhvillimin e Kinës.


foto nga VCG

Sipas personelit përkatës nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, ndërmarrjet me financim të huaj që investojnë në ekonominë e gjelbër, ekonominë digjitale dhe projektet e industrisë shëndetësore mund të gëzojnë shërbime, duke përfshirë një ekip me detyra speciale për ta, kanale të gjelbra dhe zbatim të përshpejtuar të projekteve.

Park Soong Chan, kreu i Shoqatës Ekonomike të Azisë Verilindore të Koresë, tha se zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore nënkupton arritjen e përparimeve të reja në inovacionin teknologjik, efikasitetin e prodhimit, përmirësimin e cilësisë dhe shumë aspekte të tjera.

Kina ka prezantuar shumë politika të favorshme, duke u fokusuar në stabilizimin e pritshmërive të tregut dhe forcimin e besimit, të cilat kanë lëshuar sinjale pozitive për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të ekonomisë kineze dhe kanë krijuar një perspektivë premtuese zhvillimi për sipërmarrjet me financim të huaj në vend, shtoi Park.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.