Sipërmarrësit gjermanë përgatiten për bashkëpunim të mëtejshëm kino-gjerman

Investimet direkte gjermane në Kinë u rritën me 4.3 për qind në një rekord prej 11.9 miliardë eurosh vitin e kaluar


Pavarësisht se e ka vizituar disa herë Yinchuan, kryeqendrën e rajonit autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, Philipp Prang, drejtori tregtar i kompanisë gjermane “Big Dutchman China”, mbetet shumë i interesuar për këtë qytet modern.

“Ne kemi krijuar tashmë një bashkëpunim të mirë me disa kompani bujqësore në Ningxia dhe gjithashtu duam të bëjmë miq të rinj dhe të bashkëpunojmë me më shumë ndërmarrje bujqësore kineze”,- tha Prang. I themeluar në vitin 1938, “Big Dutchman” është një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të sistemeve të ushqimit dhe pajisjeve të fermave për mbarështimin e derrave dhe shpendëve.


foto nga VCG

Pas rreth 30 vitesh zhvillimi në Kinë, klientët dhe furnitorët e kompanisë janë shtuar në të gjithë vendin dhe në shumë qytete kineze janë ngritur degët e shitjeve, si Guangzhou dhe Chengdu.

“Zgjerimi i vazhdueshëm na jep besim në tregun kinez. Në të ardhmen, ne do të thellojmë më tej bashkëpunimin me rajone të ndryshme në Kinë, duke promovuar rigjallërimin rural dhe zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor”,- tha Prang.

“Big Dutchman” është një nga kompanitë gjermane që janë optimiste për perspektivat e tregut kinez.

“Ne besojmë se Ningxia është një provincë shumë e hapur me një themel të fortë për bashkëpunimin me Gjermaninë. Ajo vë theks të madh në industrinë e kujdesit për të moshuarit dhe, për këtë arsye, ne kemi besim të madh në zhvillimin e saj”,- tha Zhang Xin, shefi i zhvillimit të Shërbimeve Këshillimore “RENAFAN” (Pekin).

Si një institucion lider gjerman, i angazhuar në shërbimet mjekësore dhe infermierore për të moshuarit, “RENAFAN” ka operuar me sukses 24 projekte të institucioneve të kujdesit për të moshuarit në Kinë.


foto nga VCG

Gjatë Javës Kino-Gjermane për Miqësi dhe Bashkëpunim të mbajtur në shkurt në Yinchuan, u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi të 19 projekteve midis kompanive nga Gjermania dhe Ningxia.

Projektet, me vlerë rreth 157 milionë juanë (rreth 22.13 milionë dollarë amerikanë), variojnë nga shërbimet e kujdesit për të moshuarit dhe prodhimi i pajisjeve deri tek arsimi dhe kultura.

“Ne kemi mbetur të impresionuar nga shumëllojshmëria e madhe e bashkëpunimit potencial të biznesit midis kompanive gjermane dhe atyre kineze në fushën e bujqësisë”,- tha Susanne Rademacher, një anëtare e bordit të drejtorëve të Dhomës Gjermane të Tregtisë.


Foto nga Xinhua

Investimet direkte gjermane në Kinë u rritën me 4.3 për qind në një rekord prej 11.9 miliardë eurosh vitin e kaluar, duke përbërë mbi 10 për qind të investimeve të përgjithshme jashtë vendit, sipas një analize ekskluzive nga instituti “IW” bazuar në të dhënat zyrtare nga Banka Qendrore e Gjermanisë.

“Kina është një treg vendimtar. Ne besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë njerëzit e Kinës dhe Gjermanisë mund të përparojnë së bashku”,- tha Tohermes Yves, drejtor menaxhues i “ADT Project Consulting GmbH” të Gjermanisë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…