75-vjetori i NATO-s, Hasani: Moment i rëndësishëm historik për Aleancën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh me anë të videomesazhi nga Brukseli për 75-vjetorin e krijimit të NATO-s se, viti 2024 shënon një moment të rëndësishëm historik për NATO-n


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh me anë të videomesazhi nga Brukseli për 75-vjetorin e krijimit të NATO-s se, viti 2024 shënon një moment të rëndësishëm historik për NATO-n.

“Më 4 Prill, Aleanca jonë feston 75-vjetorin e saj. Ky vit paraqet një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi mbushen 15 vjet nga anëtarësimi i vendit tonë në Aleancë, në vitin 2009.
75 vitet e fundit janë një dëshmi e fuqisë dhe dhe qëndrueshmërisë së NATO-s”, theksoi Hasani.

“Aleanca jonë është përshtatur vazhdimisht me ndryshimin e peizazheve gjeopolitike, duke shfaqur qëndrueshmëri dhe fleksibilitet. E forcuar më tej nga bashkimi i kohëve të fundit i aleatëve tanë më të rinj: Suedisë dhe Finlandës, NATO sot qëndron si një garantues i palëkundur i sigurisë kolektive për të gjithë aleatët e saj, e gatshme të qëndrojë e tillë edhe për shumë dekada të tjera”, u shpreh Hasani.

Ministri nënvizoi se, “përballë agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përshkallëzimit të kërcënimeve globale të sigurisë, rëndësia e NATO-s nuk ka qenë kurrë më e theksuar sa sot”.

“Për Shqipërinë, data 1 Prill 2009, shënon një moment kyç në historinë tonë dhe një afirmim të aspiratave tona për të krijuar një shtet modern demokratik. Anëtarësimi në NATO për ne nuk ishte thjesht për të përfituar siguri; ishte gjithashtu për rrënjosjen e vendit tonë mes familjes demokratike, perëndimore të kombeve”, tha ai.

“Në vitet që pasuan, ne kemi bërë maksimumin për të kontribuar në Aleancë, duke luajtur një rol të rëndësishëm, proaktiv në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë dhe duke kontribuar në misione dhe operacione në të gjithë globin”, theksoi më tej Hasani.

“Teksa përkujtojmë këtë moment historik, ne do të vazhdojmë kontributet tona për Aleancën tonë me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm të palëkundur që kemi treguar që nga dita e parë, në kërkim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit”, përfundoi videomesazhin e tij ministri Hasani.

75 vjet forcë dhe unitet! 4 Prilli është një moment historik për NATO-n.

Në këtë përvjetor, Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë me të njëjtin entuziazëm të palëkundur që nga dita e parë e anëtarësimit në aleancë, 15 vjet më parë.

#1NATO75vjet
#15vjetnëNATO
#Sëbashkumëtëfortë

Posted by Igli Hasani on Thursday, April 4, 2024

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…