Veliaj pret nënkryetaren e Bashkisë së Parisit: Tirana dhe Parisi, laboratorë të ndryshimeve urbane

Anouch Toranian: Mezi pres që Shqipëria të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian, së cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës” dhe bisedoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Veliaj tha se Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane.

“Jam shumë entuziast për Lojrat Olimpike në Paris. Ekipi ynë olimpik është një ekip modest, por qëllon që shumica e ekipit të Shqipërisë është në fakt edhe ekipi i Sport Klub Tiranës, ndaj mezi presim t’ju kthejmë vizitën në Paris. Jam shpresëplotë që disa nga sportistët tanë, ata të mundjes, të peshëngritjes, të atletikës, gjimnastikës, do të bëjnë një performancë dinjitoze. Shpresoj shumë që Lojrat Olimpike të jenë një sukses, në një botë të përçarë, në një botë që është në luftë, brenda Evropës të jetë edhe një mesazh për paqe dhe për të bashkuar njerëzit, siç sporti mund ta bëjë. Vend më ideal se Parisi, për këtë lloj dashurie të rigjetur të kombeve, nuk mund të kishte”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi punën e homologes së tij në Paris, Anne Hidalgo, dhe shtoi se dy qytetet kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri. “Anne Hidalgo ka bërë histori suksesi në Paris dhe për këdo që mendon se ndryshimet vijnë lehtë, duhet të kuptojë që edhe në Paris ka debat për pistat e biçikletave, për ndryshimet klimaterike, edhe në Paris ka debat për linjat e autobusëve. Është mëse normale që në një hapësirë ku jetojnë miliona njerëz, qindra mijëra njerëz, të ketë debate për këto çështje, por ajo që kemi parë është që natyra njerëzore është njësoj. Siç është njësoj për të refuzuar ndryshime apo për të bërë rezistencë, ashtu është njësoj për ta përqafuar ndryshimin. Pra, fillimisht ka dyshime për ndryshimin, por kur ndryshimi vjen, njerëzit e përqafojnë”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian tha se mezi pret që Shqipëria të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris. Toranian përfaqësoi qytetin e saj Parisin në punimet e Samitit të B40, ku Tirana mori Presidencën.

Lexo më shumë nga

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…