Malo: MEPJ, rol kryesor në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën

Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, Komisioni për Politikën e Jashtme u shqyrtuan tre projektligje


Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi mbledhjen e radhës në platformën online “Zoom”, ku u shqyrtuan tre projektligje. Fillimisht komisioni shqyrtoi Projektligjin “Për shfuqizimin e ligjit nr.115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, të ndryshuar”.

E ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishte zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, e cila u shpreh se qëllimi i kësaj nisme ligjore është forcimi i mëtejshëm i politikave shtetërore për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën.

“Qeveria duke e konsideruar diasporën shqiptare një prioritet e ka transferuar përmbushjen e misionit për çështjet e diasporës tek MEPJ, e cila ka rol kryesor në zbatimin me rigorozitet të Strategjisë Kombëtare për Diasporën për periudhën 2021-2025 dhe në vijim për hartimin e strategjisë së re”, u shpreh Malo.

Relatori i çështjes, Petro Koçi, nënvizoi se ajo që po diskutohet është objektive dhe politika për diasporën do të rritet më tej.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja e komisionit vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Ky projektligj u prezantua nga zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, i cili u shpreh se si rezultat i një bashkëpunimi të mirë midis dy vendeve, me marrëveshjen në fjalë mundësohet e drejta e avokatëve dhe ndërmjetësve që kanë fituar këtë titull në Shqipëri ta ushtrojnë profesionin në Kosovë dhe anasjelltas.

Relatori i çështjes, Blendi Klosi, nënvizoi se kjo marrëveshje vjen si rezultat i dakordësisë midis dy qeverive dhe se në këtë mënyrë i hapet rruga një profesioni të lirë kaq të rëndësishëm në zgjidhjen e problematikave.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Gjithashtu komisioni shqyrtoi projektligjin “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2021-2027”.

Projektligji në fjalë u prezantua nga Altin Zeqo, drejtor i Drejtorisë të Konvergjencës dhe Kohezionit me BE-në.

Zeqo u shpreh se programi i bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2021-2027 financohet nga një grant i BE.

“Objektivi i përgjithshëm është promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, integrimi në BE si dhe kontributi në zhvillimin ekonomik, social dhe territorial nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së jetesës së popullatës në zonën ndërkufitare”, u shpreh Zeqo.

Relatorja e çështjes, Klodiana Spahiu, nënvizoi marrëveshje të tilla janë të rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit dhe ftoi kolegët për të miratuar këtë projektligj.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave