Hasani: I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nisi turin e tij tre ditor në Dubrovnik të Deçanit.
“I nderuar që vizitën e tij në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, te kulla e heronjve “Gervalla”, pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes së kriminelëve jugosllavë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës”, shkroi ai në Facebok.
I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, pak ditë nga 42 vjetori i…
Posted by Igli Hasani on Monday, January 15, 2024
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 -18 janar turin 3 ditor rajonal: Kosovë-Maqedoni i Veriut-Mal i Zi.
Kosova është ndalesa e parë, të mërkurën, Ministri Hasani do të pritet në Shkup, nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.
Në Mal të Zi, ditën e enjte, Ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.
Turi synon të bëjë më përmbajtësor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.