Peleshi: Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë

Ministri i Mbrotjes: Investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura.


Në vendin tonë kanë mbërritur dy helikopterët Black Hawk nga SHBA.

Lajmin e dha sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e cilësoi marrjen e dy helikopterëve si investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura.

Peleshi shprehu mirënjohje të veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Edhe ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për mbërritjen e dy helikopterëve në Shqipëri.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA”, theksoi ambasada amerikane.

“Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, nënvizoi ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…