Aventura shqiptare e Alain Mahuzier

Ai ka shumë miq shqiptarë si dhe një bibliotekë të tërë për Shqipërinë edhe pse profesioni i tij si arkeolog


Nga Luan Rama

Alain Mahuzier është mjaft i njohur në Shqipëri. Është një miqësi 60 vjeçare e nisur që në vitin 1964, kur i ati i tij, Albert Mahuzier, një bohem, udhëtar i botës dhe pinjoll i Herodotit, vendosi të shkojë në Shqipëri dhe të zbulojë këtë vend të panjohur nga Perëndimi.

Kështu, hipur në një makinë, dhe me gjithë familjen e tij ai zbarkoi në vendin tonë ku gjeti një tokë me histori të lashtë dhe njerëz të mrekullueshëm.

Në kthim, ai botoi një libër mbi Shqipërinë dhe siç e kishte zakon, realizoi dhe një film me xhirimet në tokën e shqiptarëve, pa hyrë në politikë por duke fiksuar veçantinë e jetës shqiptare.

Pikërisht ky udhëtim, do ta nxiste birin e tij, Alain, të vazhdonte këtë aventurë shqiptare dhe gjatë viteve në vazhdim duke shkuar vazhdimisht në Shqipëri.

Madje ishte Apollonia arkeologjike që e nxiti të diplomohet në Sorbonë si arkeolog me ëndrrën për të ringjallur misionin arkelologjik franko-shqiptar të nisur nga Léon Rey që në vitin 1923.

Para disa ditësh isha në shtëpinë e tij në Boulogne, në periferi të Parisit, dhe habia ishte e madhe me tërë objekte shqptare që krijonin aty një muze të botës shqiptare dhe ku qilimat e vegjël ishin nëpër kolltukët e shumtë.

Ai ka shumë miq shqiptarë si dhe një bibliotekë të tërë për Shqipërinë edhe pse profesioni i tij si arkeolog dhe konferencier e ka çuar në shumë ekspedita në vende të ndryshme të botës. Miqtë e tij janë arkeologë, historianë, personalitete të kulturës dhe artit.

Shumë artikuj të tij ai ia ka kushtuar kulturës shqiptare dhe trashëgimisë tonë kulturore. Mund të themi se e ka shkelur Shqipërinë nga jugu në veri.

Është një kënaqësi e veçantë ta dëgjosh kur të flet për mbresat e tij shqiptare, çka ne na shtyu ta ftojmë në “Maison de l’Albanie” për një bisedë sa intime aq dhe publike, pasi ai ka shumë për të treguar mbi këtë miqësi 60 vjeçare duke filluar me kujtimet e tij personale në udhëtimin e parë në Shqipëri, nga Shkodra, Durrësi e Tirana e gjer në fshatrat e thella mes njerëzve të popullit, udhëtim që do ta çonte madje dhe në Boboshticë.

Ja pse ne i jemi mirënjohës këtij personaliteti që ka ecur në gjurmët e atit të tij, një njeri gjithashtu i Rezistencës franceze, të cilin Gjenerali Eisenhauer, pas çlirimit të Francës, e dekoroi atë me medalje për kontributin e tij në luftën e aleatëve kundër Gjermanisë hitleriane.

Ju presim ta dëgjoni këtë mik besnik të Shqipërisë dhe të shihni pjesë të atij filmi, ku aventura shqiptare për të është nga më të bukurat e jetës së tij.

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar…