Mohamed Alabbar: “Durrës Yacht & Marina” do të jetë më i bukuri!

Kreu i kompanisë “EMAAR”: Projekti më i rëndësishëm turistik që po zbatohet në vendin tonë po avancon.


Kreu i kompanisë “EMAAR”, Mohamed Alabbar, deklaron se projekti më i rëndësishëm turistik që po zbatohet në vendin tonë, “Durrës Yacht & Marina”, po avancon.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Alabbar” është shprehur se ky projekt mund të përfundojë për 10 vite dhe do të realizohen rreth 12 mijë apartamente, 300 vende për jahtet si dhe shumë hapësira me shërbime të reja.

Duke shpjeguar me detaje projektin për ndërtimin e “Durrës Yacht & Marina”, Alabbar nënvizoi se po ndërtohet një plazh krejtësisht i ri, të cilin e cilësoi artificial pasi sipas tij do të shtohet tokë e re.

“Jemi duke ndërtuar një plazh të ri.Vendosim tokë të re, bazë të re. Është një plazh komplet i mbrojtur. E quajmë plazh artificial, që do të thotë se ne kontrollojmë dallgët, cilësinë e ujit”, tha ai.

Alabbar u shpreh se “kjo nuk është hera e parë që e bëjmë. E bëjmë në të gjitha projektet tona në të gjithë botën. Ndonjëherë mund të kontrollojmë edhe temperaturën e ujit”.

Ai shpjegoi se fillimisht do të nisë kantieri me 3 ndërtesat e para, ndërsa tek faza e dytë, lëvizin drejt portit të peshkimit e cila në fakt është më pranë qytetit.

Një treg publik peshku, shtëpitë rreth marinës, bare, restorante e hotele janë ndër të shumtat pjesë që përbëjnë këtë projekt madhështor.

“Kemi projektuar një treg publik peshku të mrekullueshëm. Duam të përdorim peshkun e freskët i cili vjen dhe duam të ftojmë restorante, operator ushqimor, pra do të jetë një treg publik. Pjesa e brendshme e portit është marina”, tha ai duke pohuar se e gjithë marina do të jetë përqark dhe shtëpitë do të jenë përreth marinës.

Alabbar deklaroi se “Durrësit do të jetë më i bukur se çdo gjë tjetër”.

“Arsyeja pse ne po punojmë kaq shpejtë është sepse interesi i publikut është kaq i bukur. Është kombinim. Shumica janë shqiptar, por kemi edhe shumë nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania, nga Italia, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Dubai”, pohoi Alabbar lidhur me interesin për blerjen e apartamenteve në këtë zonë.

Kreu i kompanisë “EMAAR” shtoi se “pasi ne të hapim 4-5 ndërtesat tona të para, baza e klientëve do të mahniten. E gjithë bota do të vijë këtu”.

Rama: Kompani shtetërore në fushën e naftës për të mbrojtur konsumatorët

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se përmes krijimit të kompanisë shtetërore të naftës do të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…