3, 2, 1… Veliaj uron Vitin e Ri 2024 nga sheshi “Skënderbej”

Kryebashkiaku: Faleminderit të gjithë atyre që punojnë fort çdo ditë për të çuar Tiranën përpara!


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti Vitin e Ri 2024 në Sheshin “Skënderbej” së bashku me qindra qytetarë që zgjodhën kryeqytetin shqiptar për të festuar. Veliaj këtë vit e nisi urimin duke falenderuar të gjithë ata që punojnë pa u lodhur çdo ditë për të çuar përpara qytetin e Tiranës.

“Dua që këtë vit, që ka qenë një vit i jashtëzakonshëm i rimëkëmbjes, t’i dedikoj një falënderim të gjithë atyre që punojnë për qytetin, policinë, zjarrfikësen, ambulancat, doktorët, elektriçistët. Të gjithë ata që e mbajnë qytetin tonë në këmbë.

Qyteti jonë funksionon si një skuadër. Ndaj, si një familje e madhe, kjo skuadër çdo ditë punon që ta çojë Tiranën më larg. Vjet ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe më vjen mirë që mijëra aktivitete për çunat dhe gocat e rinjtë të Tiranës u organizuan cep e më cep Këtë vit Tirana ishte qyteti Europian i Sportit.

Ndaj dua të falënderoj të gjithë ata prindër që dedikuan kohë për të çuar fëmijët e tyre të merren me sport, me aktivitete të shëndetshëm, për t’u siguruar që qyteti jonë është fit, dhe për t‘u siguruar që qyteti jonë është një skuadër.

Kemi kaluar një situatë shumë të vështirë shumë të vështirë me tërmetin dhe pandeminë, me krizën e luftës por ne në Tiranë nuk dukemi kur rrëzohemi, por dukemi kur ngrihemi më të fortë dhe më të dashur se kurrë. Dua që secili të përqafojë atë që ka në krah se nuk ka gjë më të rëndësishme se ata që janë pjesë e qytetit tonë, dashurisë tonë të madhe dhe Tiranës tonë.

Vitin tjetër Tirana do të jetë presidenca e B 40. Të gjithë bashkitë e rajonit do të mblidhen në Tiranë, për ta kthyer në një histori suksesi.

Dhe në 2025 Tirana do të jetë kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Dua që të gjithë të mobilizohemi për një mikpritje të jashtëzakonshme dhe për t’ ju treguar të gjithë turistëve që vijnë në Tiranë që Tirana ka një zemër të madhe dhe i pret të gjithë”, u shpreh Veliaj.

GËZUAR NGA TIRANA?❤

GËZUAR NGA TIRANA?❤

Posted by Erion Veliaj on Sunday, December 31, 2023

Lexo më shumë nga

Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se terminali do t’i jepte rajonit më shumë mundësi për të përballuar…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se terminali do t’i jepte rajonit më shumë mundësi për të përballuar…