Peleshi me efektivët shqiptarë në misione paqeruajtëse: Të vendosur të luajmë rolin tonë në rajon

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji zhvilluan një bisedë online me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet tona jashtë vendit.


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji zhvilluan një bisedë online me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet tona jashtë vendit.

Ndërsa i uroi për festat e fundvitit, Ministri i Mbrojtjes shprehu vlerësimet për këtë pjesë të Forcave të Armatosura që bën krenarë të gjithë shqiptarët.

“Ju jeni pjesa më e ekspozuar në angazhimet tona ndërkombëtare. Na bëni krenarë, sepse i jepni një dimension tjetër angazhimit tonë, jo vetëm në mbrojtje e sigurinë kombëtare, por edhe në eksportin e paqes e sigurisë në mbrojtjen kolektive. Kjo na bën jo vetëm përfitues nga anëtarësia në këtë aleancë të madhe, por edhe kontributorë, ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, me kapacitete modeste, por gjithnjë në rritje dhe të modernizuara”, u shpreh Peleshi.

Ministri theksoi se “ne duam ta tregojmë veten dhe të japim kontributin tonë si në operacionet e NATO-s, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Forcat shumëkombëshe ushtarake, por edhe humanitare dhe mbrojtjes civile, siç kemi qenë vitin e fundit në mbështetje të vendeve të rajonit”.

Ministri i Mbrojtjes tha se Shqipëria përfaqësohet në 8 misione jashtë vendit: nga Iraku, Sudani i Jugut, Egjipti, Letonia, Bullgaria, Bosnja dhe Kosova, ku është edhe prezenca më e madhe në dy lokacione.

Peleshi foli për konfliktet që janë shtuar sot në rajone të ndryshme të globit, por edhe në rajonin tonë.

Ndaj ai inkurajoi veçanërisht efektivët që shërbejnë në misionin e KFOR-it në Kosovë, që të kontribuojnë me zell, por edhe me vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos bien preh e provokimeve dhe situatave që mund të krijohen.

“Urojmë që konfliktet e ndezura të shkojnë drejt shuarjes. Duket se do të jetë një konflikt i gjatë në Ukrainë. Shpresojmë që të ketë një adresim sa më të shpejtë në krahun e së mirës, me fitoren e Ukrainës. Urojmë që ky të jetë një vit i mbarë dhe i qetë për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi foli edhe për planet dhe objektivat e mbrojtjes për vitin që vjen.

“Pas pak javësh do të fillojë operacionet baza taktike ajrore e Kuçovës që është një bazë e NATO-s. Po punojmë që të fusim në planet e mbështetjes së NATO-s, me modelin e Kuçovës edhe ndërtimin e një porti pranë portit të ri në Porto Romano, një porti ushtarak që do ta bënte vendin me dy infrastruktura të rëndësishme të NATO-s, për stërvitje, mbështetje taktike apo dislokime në rast nevoje, operacionesh drejt krahut lindor të NATO-s. Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në rajon, në krahun e Perëndimit. Ne kemi vetëm një agjendë dhe ajo është integrimi euroatlantik”, theksoi Ministri Peleshi.

Nga ana e tij edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneralmajor Arben Kingji shprehu vlerësimet maksimale për efektivët që shërbejnë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, duke theksuar se në këto ditë festash vigjilenca duhet të jetë më e madhe.

Misionet 2023

Një urim nga zemra, bashkë me mbështetjen maksimale për të gjithë efektivët tanë që në këto ditë festash shërbejnë në misionet paqeruajtëse në zonat e nxehta të globit.
Krenarë për përfaqësuesit tanë që e bëjnë Shqipërinë çdo ditë e më shumë një anëtare të denjë të Aleancës më të madhe ushtarake, NATO-s!

Posted by Niko Peleshi on Friday, December 29, 2023

Festivali i Kajakëve në Valbonë, Rama: 80 pjesëmarrës nga vende evropiane

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Festivali i Kajakëve në Valbonë, Rama: 80 pjesëmarrës nga vende evropiane

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.