Risitë e Postës Shqiptare, Balluku: Transport me dron të pakove postare, tërheqje e pensioneve në bankomate

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe I Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner ishin të pranishëm në 111-vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe I Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner ishin të pranishëm në 111-vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Balluku vuri theksin në rolin që ka luajtur ky institucion në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Tek misioni që Posta ka pasur që në krye të herës për të sjellë njerëzit më afër, për t’i dhënë atyre mundësinë e komunikimit, por edhe të shkëmbimit, sepse jo vetëm letrat, jo vetëm telegramet, por dhe pakot, dhe dhuratat, edhe ilaçet, dhe nevojat që janë shkëmbyer përmes Postës, sot ky mision kryhet përmes parametrave të rinj, pasi vetë koha na kërkon që t’i plotësojmë këto kushte dhe t’i përgjigjemi kërkesës. Kështu që unë do t’i referohesha një periudhe e cila ishte syhapëse për të gjithë botën, periudha e pandemisë”, tha ministrja.

Balluku u ndal edhe tek një projekt i madh inovacioni që do të përfshijë shërbimet nga Posta Shqiptare.

“Posta Shqiptare ka nisur prej kohësh një projekt të madh inovacioni, duke pasur parasysh që është institucioni që shkon në çdo cep të vendit tonë. Nuk ka një institucion tjetër shtetëror që shkon nga Vermoshi në Konispol duke qenë i prekshëm nga të gjithë dhe sidomos nga grupet vulnerabël. Tani që ne jemi gati dhe kemi projektuar dhe dizenjuar këtë zhvillim të ri innovator dhe teknologjik, ka ardhur momenti ta promovojmë. Të gjithë e dimë sa shumë shërbime merren nga zyrat postare. Synojmë që pagesat të kryhen në mënyrë elektronike. Ne synojmë që përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë vitit 2024, ne t’i japim mundësinë çdo pensionisti që të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione. Me Postën nuk i duhet të paguajë asnjë komision”, u shpreh Balluku.

“Ajo që është më e rëndësishmja, është fakti që ne planifikojmë duke nisur nga viti 2024, të kemi një projekt të ri që do të ngjajë pak futurist, ashtu siç u komentuan satelitët dhe bëhet fjalë për transportin me dron, i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme postare, pakot postare për t’i transportuar ato në një vend tjetër”, deklaroi ajo.

Balluku tha se, “e gjitha kjo, do të na japë eficiencë në kohë, eficiencë financiare edhe ulje të emetimeve të karbonit, që është edhe kjo një nga synimet e Shqipërisë”.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…