Koçiu: Armatë më të madhe profesionistësh të sëmundjeve interne

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishte sot pjesë e Konferencës së parë Kombëtare të Mjeksisë Interne dhe Hipertonisë,


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishte sot pjesë e Konferencës së parë Kombëtare të Mjeksisë Interne dhe Hipertonisë, shërbim i ofruar në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ vetëm prej vitit 2004.

‘Ndihem shumë e privilegjuar të jem pjesë e kësaj Konference të parë që bashkon profesionistët e sëmundjeve interne.

Unë besoj fort që të gjitha përpjekjet e deritanishme për të përmirësuar kushtet infrastrukturore, për të përmirësuar pajisjet, për të sjellë meritokracinë mes jush, janë tregues shumë të mirë të vullnetit të kësaj qeveria, të vullnetit të MSHMS pikërisht për të treguar që jemi bashkë’- tha ndër të tjera ministrja në fjalën e saj.

Koçiu u shpreh se ky Kongres është një rast i mirë për të forcuar partneritetin në dobi të qytetarëve shqiptarë.

‘Do të ftoja edhe drejtuesit e kësaj shoqate, por edhe drejtuesit e shërbimit në QSUT që të bëjnë akoma më shumë, të shkëmbejnë dijet e tyre me ta me qëllim që të krijojmë një armatë akoma më të madhe profesionistësh të sëmundjeve interne”, – ka thënë ministrja Koçiu.

Konferenca e parë e Mjekesisë Interne shënon njëkohesisht edhe aktivitetin e parë të Shoqatës Shqiptare te Mjekësise Interne të themeluar disa muaj me parë.

Mihal Grameno, figurë e shquar e atdhetarizmit

Më 5 shkurt 1931 ndërroi jetë Mihal Grameno.

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mihal Grameno, figurë e shquar e atdhetarizmit

Më 5 shkurt 1931 ndërroi jetë Mihal Grameno.