Shkrimtari i famshëm austriak Robert Menasse prezanton romanin e tij për Shqipërinë

Takimi ishte pjesë e eventeve “German Stories” dhe Javës Kulturore Gjermane.


Nga Dash Frashëri

“Die Erweiterung” – “Zgjerimi”

Shkrimtari i famshëm austriak, Robert Menasse, prezantoi romanin e tij në Librarinë më të rëndësishme në vend, Adrion, nën moderimin e botuese së tij, Arlinda Dudaj, drejtuese e Shtëpisë Botuese “Dudaj”, një nga më të mëdhatë në Shqipëri.

Ky takim është gjithashtu pjesë e eventeve “German Stories” të organizuara nga Panairi Ndërkombëtar i Librit të Frankfurtit.

Shkrimtari Robert Menasse, tashmë 69 vjeç, lindi në Vjenë në vitin 1954 dhe gjithashtu u rrit atje. Ai studioi gjermanisht, filozofi dhe shkenca politike në Vjenë, Salzburg dhe Mesinë dhe dha doktoraturën në vitin 1980 me temën “Lloji i të huajit në botën letrare”.

Më pas Menasse dha mësim në Universitetin e San Paulos për gjashtë vjet – fillimisht si lektor për letërsinë austriake, pastaj si pedagog i ftuar në Institutin për Teorinë e Letërsisë.

Atje ai dha kryesisht kurse për teoritë filozofike dhe estetike, duke përfshirë: Hegelin, Lukacs, Benjamin dhe Adorno. Që nga kthimi i tij nga Brazili në vitin 1988, Robert Menasse ka jetuar kryesisht në Vjenë si shkrimtar dhe eseist kulturor-kritik.

***

Për mua si botues i gazetës online “Tirana Diplomat” dhe një vizitor i dikurshëm i Vjenës së bukur dhe perandorake, ishte një kënaqësi të merrja pjesë në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të Javës Kulturore Gjermane. Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, me moton “Shqipëria mikpret botën”.

Fituesi i Çmimit “German Book Prize” (2017) – një çmim që u jepet autorëve të librave të shkruara në gjermanisht dhe që përfshin botimet në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si dhe një numri të madh çmimesh ndërkombëtare – mblodhi tek “Adrion” shumë dashamirës të librit, aq sa duhej edhe një sallë tjetër.

Merrnin pjesë ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë, Karl Bergner dhe Christian Steiner; ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njëherësh edhe një nga personazhet simpatikë të romanit të Menasse, “Zgjerimi”, Juergen Boos, Drejtori i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, më i madhi në botë, me mbi 200 mijë libra në stendat e tij dhe që bën bashkë mbi 1500 botues nga i gjithë globi, ku i përfshirë është dhe një pavion i librit shqiptar dhe shtëpi botuese nga Shqipëria, Pernille Starck Drejtore e Projekteve Ndërkombëtare në Panairin e Librit të Frankurtit, si dhe drejtuesit e Librarisë Adrion, Marjana dhe Teodror Misha, botuesja e librit Arlinda Dudaj, shkrimtarë të ardhur nga Frankfurti, pedagogë dhe studentë të gjermanishtes, gazetarë, etj.

***

Fjalën e mirëserdhjes e mbajti, Marjana Misha, e cila theksoi faktin se Libraria Adrion ka një lidhje të vjetër me Panairin e Frankfurtit, nga ku siguron edhe një listë të pasur furnizimi me libra.

“Është një kënaqësi e madhe për ne, që ju kemi në këtë bisedë me autorin”, tha Znj. Misha, e cila tregoi edhe si lindi ideja për të bashkëpunuar me ambasadën gjermane, duke ofruar mjediset e Librarisë Adrion.

“Jam shumë e lumtur të jemi sot bashkë në këtë ditë tetori të muajit të librit dhe tetorit gjerman, në ketë librari të mrekullueshme të quajtur Adrion mu në zemër të Tiranës.

Dhe e hapim me një autor të mrekullueshëm si Robert Menasse, i cili shumë shpejt do të vijë në shqip me dy libra të mrekullueshem “Zgjerimi” dhe “Kryeqyteti”. Pra ky takim do të jete më shumë njohes dhe ndricues për ato qe do të vijne më pas. Do ta kemi sërish Robertin me ne dhe do të kemi mundësi të thellohemi më tepër me librat e tij të mrekullueshëm dhe shumë të vyer”, tha botuesja Dudaj,

“Ishte pikerisht ne Frankfurt kur u njoha me librat e tij, i pari qe lexova ishte Zgjerimi sepse mu tha qe ky qe nje liber per Shqiperine. Dhe ne fakt duket qe ne nisje. Por ky nuk eshte thjesht nje liber per Shqiperine. Ky liber satire e forte politike, me stilin e nje shkrimtari te madh na ben te ngreme pyetje shume me te medha dhe te zhvillojme nje refleksion te thelle lidhur me cfare do te thote Europe, jo thjesht per ne qe aspirojme prej vitesh te jemi pjese e saj, por edhe per ata qe jane nderkohe brenda saj

Dhe ne kete vazhde gjykova qe ne shqip duhet te vije edhe libri tjeter Kryeqyteti, i vleresuar me shume cmime nderkombetare per vlerat e tij te padiskutueshme letrare dhe reflektive.”, shtoi Dudaj.

Shkrimtari Robert Menasse lexoi në gjermanisht disa fragmente nga romani i tij, “Zgjerimi”, ku përfshihej edhe episodi me shkrimtarin dhe piktorin Fate Velaj, i pranishëm në sallë, ndërsa botuesja Arlinda Dudaj, lexoi të përkthyer në shqip të njëjtën pjesë.

Bashkëbisedimi është i ngrohtë, i shoqëruar edhe me pyetje nga të prasnishmit. Robert Menasse e zotëron sallën, me shpjegime të bukura, tipike për një shkrimtar.

Duatrokitjet janë mesazhi më i mirë, i një aktiviteti që zgjati thuajse dy orë.

Rituali i autografëve është një kënaqësi më vete.

Edhe unë përfitoj nga rasti për të bërë disa foto.

Me ambasadorin shqiptar në Austri, Fate Velaj…

… me ambasadorin gjerman në Shqipëri, Karl Bergner…

dhe me vetë yllin e mbrëmjes, shkrimtarin Robert Menasse!

____________________________

Tiranë, më 6 tetor 2023

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.