Rama: Italia, investime në infrastrukturë, energji dhe bujqësi

Italia pritet të investojë në infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, energji, bujqësi etj.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Romë, në një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, se Italia pritet të investojë në infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, energji, bujqësi etj.

I pyetur për investimet strategjike të Italisë në Shqipëri Rama tha se, “janë investime në sektorë strategjikë, janë investime në infrastrukturë, ku Italia ka luajtur një rol vendimtar dhe ministri Tajani personalisht ka udhëhequr një proces të çlirimit të Korridorit 8 nga një bllokim shumë i gjatë dhe i pajustifikueshëm drejt përfshirjes së tij në rrjetin e korridoreve evropiane, gjë që i hap rrugë financimit të vazhdimit të punimeve për Korridorin 8, punime të cilat ne i kemi nisur ndërkohë në një pjesë me financimet tona, pastaj në fushën e sistemit hekurudhor ku Italia është përfshirë në ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, por ku ka shumë ende për të bërë. Kemi folur dhe për linjën hekurudhore, jo vetëm të Korridorit 8, por dhe atë që lidh Durrësin me Prishtinën dhe Nishin dhe kështu me Evropën Qendrore”.

“Në fushën e energjisë pa diskutim ku kemi shumë nevoja e njëkohësisht objektiva të përbashkëta strategjike me Italinë dhe ku kemi prekur temën e interkonjeksionit mes Italisë dhe Shqipërisë dhe më gjerë panoramën e zhvillimit energjetik të Shqipërisë, e cila në përfundim të kësaj dekade do të jetë eksportuese neto e energjisë dhe të interesit të Italisë për të bërë pjesë e këtij zhvillimi”, tha Rama.

Kryeministri Rama nënvizoi faktin se eksporti i vajit të ullirit nga Shqipëria në Itali është rritur me 50 herë.

“Kemi prekur po ashtu edhe sektorin e ushqimit, duke sjellë për ju një fakt që vetëm me një nxitje të vitit të fundit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë së Italisë dhe personalisht ministrit Lollobrigida, kemi arritur që të fillojmë zbërthimin e një potenciali të madh dhe shembulli i thjeshtë dhe kuptimplotë është se vetëm vitin e fundit, pra deri në gusht, eksporti i vajti të ullirit nga Shqipëria në Itali është rritur me 50 herë. Italia është një prodhuese e ekselencës në vajin e ullirit, por është një importuese, mbetet një vend importues i vajit të ullirit dhe duke qenë se ne jemi në të njëjtin paralel me rajonin e Puglias dhe duke qenë se kemi një potencial të jashtëzakonshëm për një vaj ulliri shumë cilësor, atëherë nuk ka pse të mos jemi një destinacion shumë i preferuar i Italisë, gjë që ka nisur të materializohet”, theksoi Rama.

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.