Nikolla në Gjermani: Bashkëpunimi dypalësh po intensifikohet dhe në kuadër të Procesit të Berlinit

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u prit në një takim nga presidenti i Parlamentit të Landit të North Rhine-Westphalia, NRW, André Kuper.


Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, u prit në një takim nga presidenti i Parlamentit të Landit të North Rhine-Westphalia, NRW, André Kuper.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë po decentralizohet edhe me bashkëpunimin me Landet”, bëri të ditur Nikolla.

Sipas saj, bashkëpunimi me Landin NRW, një nga rajonet më të fuqishme ekonomike në Gjermani dhe Europë është një vlerë e shtuar për Shqipërinë.

Nikolla mori mbështetje për bashkëpunim midis komisioneve parlamentare dhe deputetëve, sidomos deputetëve të rinj, me fokus konsolidimin e demokracisë.

“E lumtur të dëgjoja nga presidenti Kuper propozimin që Kuvendi dhe Landtagu NRW të ndërtojnë një proces bashkëpunimi midis komisioneve parlamentare dhe deputetëve, sidomos deputetëve të rinj, me fokus konsolidimin e demokracisë dhe edukimin demokratik të rinisë dhe qytetarëve, nëpërmjet programeve që po zbatojnë në Landtag dhe në shkolla”, deklaroi kryeparlamentarja.

Po ashtu, kryeparlamentarja vuri në dukje se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e gjera të bashkëpunimit dhe në sektorë si shërbimet e transportit, infrastruktura, industria, turizmi, arsimi, SME-të etj.

“Kuvendi dhe Parlamenti i Landit NRW do të nxisin e mbështesin këtë bashkëpunim. Bashkëpunimi dypalësh po intensifikohet edhe në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe samiti që do të mbahet më 16 tetor, në Tiranë, është një ngjarje historike për europianizimin e rajonit, por edhe për bashkëpunimin dypalësh”, theksoi më tej Nikolla.

Ajo informoi se gjatë vizitës në sallën e seancave plenare të Lantagut, bashkë me presidentin Kuper, u takua dhe bisedoi me një grup nxënësish, mes të cilëve dy vajza nga Kosova.

Kryetarja e Kuvendit ftoi presidentin Kuper për të vizituar Kuvendin e Shqipërisë.

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…