Osmani: Synimi ynë strategjik, anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Europian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi sërish sot në Tiranë që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi sërish sot në Tiranë që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në të gjitha ato institucione dhe organizma ndërkombëtarë, ku Kosova ende nuk është bërë pjesë.

Në konferencën për shtyp me presidentin Bajram Begaj, pas takimit dypalësh, Osmani kërkoi edhe unifikim të politikës së jashtme, duke nënvizuar se ishte ky edhe qëllimi i vizitës së saj.

“Siç kemi pasur nevojë edhe më parë, sërish kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë, që të jetë zëri ynë, në të gjitha instancat ndërkombëtare ku Kosova ende nuk ka përfaqësim. Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Europian dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare ku kemi interes shtetëror. Dua të falënderoj presidentin Begaj për angazhimin e tij të pashoq, duke kërkuar me zë të fuqishëm që Kosova të ketë vendin e merituar në çdo organizim ndërkombëtar”, u shpreh Osmani.

Osmani theksoi se përballë sfidave, dy shtetet qëndrojnë bashkë, të fokusuara drejt integrimit euroatlantik.

“Kosova dhe Shqipëria kanë një lidhje unike, historike, kulturore dhe kombëtare që e bën bashkëpunimin tonë dhe lidhjet tona të forta dhe të pathyeshme. Përballë sfidave, ne qëndrojmë të bashkuar, duke u fokusuar në një qëllim, stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të vendeve tona”, u shpreh Osmani.

Ajo ripërsëriti edhe në Tiranë se kombi shqiptar gjithnjë ka qenë dhe vijon të mbetet faktor stabiliteti në rajon dhe me orientim të qartë euroatlantik.

“Fuqizimi i koordinimit të vazhdueshëm të politikës së jashtme është në dobi dhe interes, jo vetëm të shteteve tona, por edhe të rajonit e më gjerë, ndaj dhe kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës theksoi se nënshkrimi i 13 marrëveshjeve, 2 muaj më parë synon lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dy shtetet.

“Synojnë fuqizimin e shteteve tona dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë në të dy shtetet. Bashkëpunimi ekonomik është i një rëndësie të madhe dhe duhet dhe mund të krijojmë një shkëmbim dhe më dinamik, nga i cili përfitojnë bizneset dhe qytetarët”, nënvizoi Osmani.

Presidentja tha se shteti i Kosovës, sikurse edhe Shqipëria e kanë të qartë orientimin pro europian dhe pro atlantik.

“Jemi në krah të SHBA dhe BE dhe vendeve demokratike, jo vetëm sa i përket zhvillimeve në rajon, por në të gjithë kontinentin tonë, sidomos pas sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi në dy vitet e fundit. Ne jemi të vendosur për të kontribuuar në funksion të paqes dhe stabilitetit dhe të mbrojmë së bashku vlerat, të cilat po atakohen nga Rusia dhe satelitët e saj në rajon”, vijoi Osmani.

Ajo ngriti zërin edhe për mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanofc.

“E kemi detyrim që së bashku të punojmë për interesat e të gjithë shqiptarëve në rajon, e në veçanti të shqiptarëve që vazhdimisht u shkelën vlerat, edhe ato më elementare, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanofc. Për sa kohë politika shtetërore e Serbisë po sfidon vazhdimisht integritetin territorial të Kosovës dhe angazhohet në agresion institucional kundër Kosovës, ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë dhe partnerëve e aleatëve euroatlantik dhe pajtohem me presidentin Begaj që koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht për suksesin tonë“, deklaroi Osmani.

Duke u ndalur në çështjen e dialogut me Serbinë, Osmani tha se rruga e vetme që sjell paqe e stabilitet afatgjatë për rajonin tonë, është atëherë kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke.

“Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por rruga e vetme që sjell paqe e stabilitet afatgjatë për rajonin tonë, është atëherë kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit të brendshëm të Republikës së Kosovës”, u shpreh presidentja Osmani.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.