Kuvendi miraton pr.ligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor

Kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit


Kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial.

Po ashtu u miratua me 71 pro dhe 23 kundër dhe ligji i cili u jep mbështetje studentëve të mjekësisë të cilët pas studimeve vendosin të kontribuojnë në vendin tonë për një periudhë 2-3 apo 5 vjeçare.

Po ashtu u votuan dhe disa ndryshime në ligjin për akademinë e shkencave, që i hap rrugën integrimit të diasporës.

Në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar, votoi pikat e rendit të ditës. Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.

Po ashtu u miratua ligji për pensionet, ku pensionistët që punojnë s’do paguajnë kontribute. U miratua dhe ligji i ri për tatimet mbi të ardhurat, një ligj që ndihmon eksportuesit.

Gjatë kësaj seance plenare u votuan miratimin e ligjit Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Po ashtu dhe ligjin për strehimin social. Një ligj tjetër i miratuar ishte dhe ai që redukton taksën për ndërtimin e objekteve bujqësore.

Ligjet dhe aktet normative të miratura gjatë seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

-Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”” (89 vota pro 4 abstenim 0 kundër)

-Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të -Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr. 23/2019” (95 pro, 0 kundër)

-Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)” (94 vota pro, 1 abstenim)

– Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” (71 pro, 23 kundër)

-Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale (69 pro, 23 kundër, 3 abstenim)

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”” (72 pro, 22 kundër dhe 1 abstenim)

-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar (74 pro, 20 kundër, 1 abstenim

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (84 pro, 4 kundër, 3 abstenim)

-Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” (71 pro, 23 kundër, 0 abstenim)

-Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore””, i ndryshuar (72 pro, 17 kundër, 1 abstenim)

-Projektligji për disa ndryshime në ligjin për “Akademinë e Shkencave” ( 70 pro, 23 kundër, 2 abstenim)

Lexo më shumë nga

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…