Rama: Plani franko-gjerman, njohje “de facto” e Kosovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për Klan Kosovën se, plani franko-gjerman është njohje ‘de facto’ e Kosovës.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për Klan Kosovën se, plani franko-gjerman është njohje ‘de facto’ e Kosovës.

Rama tregoi një episod me Presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton, i cili u interesua se çfarë po ndodh me situatën për çështjen e planit franko-gjerman.

Rama tha se, “gjithë problemi këtu është, pse unë jam kaq i angazhuar? Sepse unë mendoj që do të ishte totalisht e padrejtë që të mos bëja gjithçka mundëm që ai plani franko-gjerman, ajo marrëveshje që është në tavolinë atje, të mos iki nga tavolina pa e fituar Kosova atë marrëveshje. Ajo është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës”.

“Dhe ia shpjegoja Clintonit se po i thoja që do shkoj. Më tha mua. Dëgjo. Tregoi këtë histori. S’më tha tregoje në televizor, por unë meqë nuk kisha kujt t’ja tregoja, ia tregova presidentes për hir të së vërtetës, por nuk ia tregova atij që duhet ta dëgjonte, kështu që ta dëgjojë nga televizori. Yasser Arafati ishte njeri për të cilin të gjithë thonin është gënjeshtar nuk mban fjalën etj. Me mua tha, nuk më ka gënjyer kurrë dhe bashkë me Ehud Barakun arritëm të bënim një marrëveshje që ishte marrëveshja më e mirë e mundshme ndonjëherë që mund të merrnin palestinezët. Dhe në sytë e mi tha ranë dakord. Ranë dakord i dhanë dorën njëri-tjetrit, ranë dakord. Pas shumë pak kohe Yasser Arafati e prishi. Ndërkohë që Ehud Barakun në Izrael kishte shumë tepër njerëz që donin ta vrisnin sesa ata që në fund arritën vranë Yitzhak Rabinin sepse marrëveshja sipas pjesës izraelite ishte skandaloze në favor të palestinezëve. Dhe i them Yasser Arafatit, ti s’më ke gënjyer kurrë dhe më ikën tani në momentin kur ke marrë marrëveshjen më të mirë të mundshme që nuk do ta kesh më në tavolinë, sa të jesh gjallë. Më tha, tha, e di, por e kam të pamundur. Kur do ikja nga Shtëpia e bardhë, 2 javë, 3 javë përpara, e kam marrë në telefon i thashë ti më detyrohesh mua t ëmë thuash të vërtetën, pse ike në fund. Më tha nuk ta them dot, por ti tha bëre për Palestinën më shumë se ç’mund të bëja unë, por fatkeqësisht unë nuk e bëra dot atë marrëveshje dhe ja ku janë sot që jo atë marrëveshje që as kanë për ta parë dot ndonjëherë tha, për shumë kohë, por çdo marrëveshje që ju ka ardhur më mbrapa në tavolinë ka qenë më e keqe se ajo që kishin përpara”.

“Dhe këtë planin franko-gjerman, ku faktikisht siç e ka thënë vetë Albini dhe është e vërtetë ajo, dhe ne kemi folur pas Ohrit dhe unë isha jashtëzakonisht i gëzuar dhe mendova që ai e kishte kapërcyer atë ekstazën heroike dhe ishte futur në një fazë tjetër dhe kam qenë jashtëzakonisht i gëzuar dhe i thashë nga unë ke mbështetje maksimale. Se e ka thënë vetë është njohje ‘de-facto’ e Kosovës. Tani ke njohjen ‘de-facto’ në tavolinë, se e ke thënë vetë dhe ashtu është. Tani pse i ikin tavolinës, çfarë është kjo luftë me bandat kur aty ke njohjen me bandat? Çfarë është kjo Oso Kuka atje, kur atje është njohja ‘de-facto’ që të pret? Dhe ndërkohë çfarë po ndodh me këtë luftën me bandat dhe me Oson po ndodh që po shkatërrohen komplet marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, me bashkësinë euro-atlantike. Dhe mos harroni që bashkësia euro-atlantike ka Ukrainën, bashkësia euro-atlantike ka zgjedhjet në Amerikë së shpejti dhe nuk dihet çfarë ndodh dhe çfarë vjen mbrapa dhe bashkësia euro-atlantike ka dhe atë limit e vetë dhe në një moment të caktuar, larg qoftë, mund të thotë, e di si është puna, ec, nuk ka problem, nuk merremi me këtë punë. Dhe të iki marrëveshja nga tavolina. Dhe në atë moment është një humbje e madhe historike dhe pastaj të rroftë Osoja atje. Kjo është arsyeja pse unë jam kaq i angazhuar në këtë pikë”, tha Rama. /ATSH

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…