Rama: BE duhet ta mbështesë edhe më shumë Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Bashkimi Europian duhet ta mbështesë edhe më shumë Ballkanin Perëndimor


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Bashkimi Europian duhet ta mbështesë edhe më shumë Ballkanin Perëndimor duke dhënë edhe një provë tjetër se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqen shpërblehet, se vullneti për ta lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar së bashku të ardhmen, shpërblehet.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto në Sarajevë, Rama u shpreh se, “erdha këtu për ta informuar kryeministren për çka ne duhet të bëjmë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë në muajin tetor dhe se si ne dëshirojmë që të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar samitin e Tiranës si një samit ku të marrë jetë edhe plani i një financimi të ri dhe një mbështetje të re ekonomike nga ana e Bashkimit Europian për këto 6 vende”.

“Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave me BE ne kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen shumë mirë që ne nivelin e BE ka një ndjeshmëri dhe ka dhe një proces, i cili është lajmëruar edhe nga presidentja Von der Leyen, lidhur me një mbështetje të re në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Rama.

“Pa diskutim ne e mirëkuptojmë plotësisht dhe e mbështesim plotësisht mbështetjen që BE i jep në çdo aspekt Ukrainës dhe nuk ka vend për të bërë asnjë krahasim, por nga ana tjetër është e domosdoshme që në raport me Ballkanin Perëndimor, me të gjashtë vendet tona të ndërtohet një qasje e re. Nuk besoj se ne duhet të fillojmë ndonjë luftë apo të na vijë ndonjë agresor për të marrë më shumë mbështetje”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama theksoi se, “Bashkimi Europian duhet të na mbështesë dhe më shumë duke dhënë edhe një provë tjetër se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të shpërblyer paqen shpërblehet, se vullneti për ta lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar së bashku të ardhmen shpërblehet”.

“Kryeministrja po ashtu u informua që së shpejti rreth mesit të korrikut unë do të organizoj një takim informal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian për të diskutuar pikërisht për këtë plan të ri dhe ndërkohë për të ndërtuar së bashku një qëndrim lidhur me Procesin e Berlinit duke synuar që të forcojmë bashkëpunimin me kancelarinë në Berlin për ta transformuar Procesin e Berlinit në një makineri shumë më produktive”, përfundoi Rama. /ATSH

Lexo më shumë nga

Faqja e njohur: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

Shqipëria po përjeton momentin e saj të artë, pasi një numër i madh turistësh po zëvendësojnë destinacionet e shtrenjta të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Faqja e njohur: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

Shqipëria po përjeton momentin e saj të artë, pasi një numër i madh turistësh po zëvendësojnë destinacionet e shtrenjta të…