Begaj: Kosova e Serbia të respektojnë marrëveshjet e dakordësuara

Presidenti Bajram Begaj, nga Azerbajxhani ku po zhvillon një vizitë zyrtare, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e dakordësuara në forumet ndërkombëtare.


Presidenti Bajram Begaj, nga Azerbajxhani ku po zhvillon një vizitë zyrtare, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e dakordësuara në forumet ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit, Begaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, fillimisht theksoi se Shqipëria mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit jugor.

“Me Presidentin Aliyev, u ndalëm dhe në çështje me rëndësi në politikën e jashtme. Ndoqa me vëmendje bisedimet e fundit në Uashington mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Shqipëria mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit jugor, të ndërmjetësuar nga partnerë të besueshëm. I shpreha Presidentit Aliyev se Shqipëria ka mbështetur gjithnjë integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe zbatimin e rezoultave të Këshillit të Sigurimit”, – tha Begaj, i cili më tej ktheu vëmendjen tek tensionet në veriun e Kosovës.

“Edhe në rajonin e Balkanit Perëndim dialogu është shumë i rëndësishëm që ta shohim njëri-tjetrin, jo mes mërive të së djeshmes, por ta shohim njëri-tjetrin përmes mundësive të së ardhmes”, – theksoi Begaj.

“Shpreha bindjen se stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor është element i domosdoshëm. Kosova e Serbia janë palë negociuese për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Respektimi i marrëdhënieve të dakordësuara nga palët, si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

“Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jetë busulla e orientimit të mbarëvajtjes së marrëdhënieve bilaterale dhe rajonale. Sa më shpesh të ndodhë diçka e tillë, aq më dobiprurëse do të jetë për popujt tanë”, – tha Begaj në fjalën e tij. /ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër