Muzeu “Besa”, kodi biblik i mikpritjes shqiptare!

“Nuk është thjesht një muze, por një vend ku Besa përjetohet si në mendje ashtu edhe në zemër”


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com dhe IzraeliSot.com

“Dhe… fitues është… OPPENHEIM ARCHITECTURE nga Zvicra!”

Ky ishte vendimi i jurisë ndërkombëtare, për projektidenë për ngritjen e Muzeut “Besa” në Tiranë, pikërisht aty ku ndodhet shtëpia apo sarajet më shumë se 100-vjecare të Libohitëve, në zemër të kryeqytetit, në një nga akset më të frenkuentuara turistike.

Studio arkitekturore OPPENHEIM ARCHITECTURE fitoi një konkurs finalist nga më prestigjiozët të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, krahas katër studiove me famë ndërkombëtare, të tilla si: “EAA” (Emre Arolat Architecture) / Turqi; “Schneider” &Schumacher” / Gjermani; “COOK HAFFNER ARCHITECTURE PLATFORM AS” & “ARCHISPACE” SHPK /Angli dhe “MVRDV B.V” & I Ri” lItd L71726018M &OVE Arup &Partners Ireland Ltd”  & ”Martha Schwartz Partners” LLC /Holandë.

“Me krenari prezantojmë propozimin tonë për Muzeun e ri Besa në Tiranë sot. Nuk është thjesht një muze, por një vend ku Besa përjetohet si në mendje ashtu edhe në zemër”, shkruante studio zvicerane në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Proud to present our proposal for the new Besa Museum in Tirana today.

It is not just a museum, but a place where Besa is experienced both in one’s head and one’s heart.

Posted by OPPENHEIM ARCHITECTURE on Monday, June 26, 2023

Në ceremoninë e shpalljes së fituesit morën pjesë edhe ambasadorë dhe diplomatë të huaj, si ambasadori i Turqisë, Tayaar Kagan Atay, ai i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ambasadori i Holandës, Reinout Fost, etj.

SHPALLJA E KONKURSIT

Kur më 17 shkurt 2023, u hap zyrtarisht konkursi për muzeun “Besa”, i cili do t’i kushtohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Edi Rama tha se ky muze nuk do të ekspozojë vetëm imazhe filmike por do të jetë një destinacion për të gjithë atë që duan të informohen më shumë mbi këtë çështje.

“Nëse në rastin e Vlorës, kemi një muze të hebrenjve, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej. Të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik dhe një hapësire moderne që do ta konceptojnë arkitektët.Që do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës dhe e artit dhe e librit hebraik për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit. Një destinacion i ri në qytet për ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve”, tha Rama.

Muzeu do të vendoset në ndërtesën historike të Shtëpisë së Toptanëve në qendër të Tiranës, të cilën ministria e përshkroi si një shembull të “arkitekturës më të mirë shqiptare të shekullit të 19-të”.

“Shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është një nga faqet më të bukura në historinë e shqiptarëve. Të krishterët dhe myslimanët sakrifikuan gjithçka për t’i mbrojtur ata”, tha Elva Margariti, Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, e cituar asokohe nga Agjencia Telegrafike Hebraike dhe e botuar në gazetën më të madhe izralite, “The Jerusalem Post”.

Yad Vashem, autoriteti i kujtimit të Holokaustit në Izrael, ka njohur të paktën 75 shqiptarë si të drejtë midis kombeve për shpëtimin e hebrenjve.

TIRANADIPLOMAT.COM DHE IZRAELISOT.COM

Si botues i dy portaleve TiranaDiplomat.com dhe IzraeliSot.com e kam ndjekur me interes dhe shumë vëmendje gjithcka që ka të bëjë me Muzuen Besa.

Dëshiroja ta ndiqja “live” prezatimimin e pesë projektideve rreth zhvillimit të Muzeut Besa, të cilat u prezantuan në sallën kryesore të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, hapi zyrtarisht konkursin final, ku theksoi se pesë finalistët ishin përzgjedhur pas “filtrimit” të 17 projekteve të paraqitura në fazën e parë, një punë seleksionuese serioze nga një juri ndërkombëtare.

“Koncepti i Besës është shpirtëror, dhe si i tillë gjen nevojën të tregohet tashmë jo vetëm nëpërmjet librave të historisë apo tregimeve të njerëzve, por mbi të gjitha me një hapësirë që flet shqip dhe me gjuhën e vitit 2023.

Besa është një dimension i shqiptarëve, e themi me bindje se ky koncept që ekziston në Shqipëri nuk ekziston në asnjë vend tjetër.

Besa nuk është thjesh një kod, nuk është një fjalë e dhënë, por për ne shqiptarët është një mënyrë jetese, që ka ekzistuar dhe do të vazhdojë të gjallojë edhe nën trysninë e modernizmit, të cilën në mënyrë të pashmangshme e përjetojmë në përditshmërinë tonë.

Besa është gati si një kod biblik, si në kohërat e Abrahamit: ‘Shqiptari kur jep fjalën, therr dhe djalin. Kjo ndodhi edhe gjatë Luftës së dytë Botërore, kur shqiptarët hapën shtëpitë e tyre, për ata të cilët kishin më shumë nevojë.

Kur dyert në vendet e tjera mbylleshin, në Shqipëri ata gjetën një strehëz të ngrohtë, ndaj dhe ky muze është shpirtërisht i lidhur për ne edhe me muzeun Hebraik në Vlorë, një tjetër hapësirë që pa konceptin e Besës nuk mund të ekzistonte.

“Finalja e konkursit ndërkombëtar për Muzeun “Besa”, një hapësirë e munguar e një vlere të madhe të shqiptarisë, ku historia e lavdishme e shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të jetë graviteti rreth të cilit kjo hapësirë do të marrë jetë përmes temave të bashkëjetesës, tolerancës, paqes, duke u bërë pikëtakim historish, kulturash, opinionesh e dialogu mes të ndryshmëve”, theksoi ministrja Margariti.

??Finalja e konkursit ndërkombëtar për Muzeun “Besa”,

??Finalja e konkursit ndërkombëtar për Muzeun “Besa”, një hapësirë e munguar e një vlere të madhe të shqiptarisë, ku historia e lavdishme e shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të jetë graviteti rreth të cilit kjo hapësirë do të marrë jetë përmes temave të bashkëjetesës, tolerancës, paqes, duke u bërë pikëtakim historish, kulturash, opinionesh e dialogu mes të ndryshmëve?

✍️Garojnë studiot prestigjioze ndërkombëtare;

??MVRDV, Holandë

??EAA Emre Arolat Architecture, Turqi

??Schneider & Schumacher, Gjermani

??Cook Haffner Architecture Platform, Angli

??Oppenheim Architecture, Zvicër

Posted by Elva Margariti on Monday, June 26, 2023

Personalisht e cmoj jashtëzakonisht shumë punën e ministres Margariti, një mbështetëse e madhe e kulturës dhe artit, si dhe një promovuese e shkëlqyer e rolit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjve, gjatë konkursit final për përzgjedhjen e projektit të Muzeut “Besa”, në kryeqytet.

Ministrja e Kultures, Elva Margariti dhe Dash Frasheri, botuesi i TiranaDiplomat.com dhe Izraelisot.com

Prezantimi i projekteve nga pesë studiot finaliste është i detajuar. Koncepte moderne arkitekturore, urbane dhe shfrytëzim shumëdimensional dhe social i hapësisërës ky do të ndërtohet Muzeu Besa.

Me arkitektët e Cook Haffner Architecture Platform, ARCHISPACE, kandidatë për projektin e Muzeut “Besa”:  Sir Peter Cook, Branko Belacevic, Saimir Kristo dhe Aleksandra Mitkovic.

SHPALLJA E FITUESIT

Në fakt, vendimi i jurisë ndërkombëtare të përbërë nga Elva Margariti – Ministër i Kulturës, Massimiliano Fuksas – Arkitekt, Studio Fuksas; Filippo Innocenti – Arkitekt, Zaha Hadid Architects; Barbara Kirshenblat-Gimblett – Prof. për studime Judaike në Shkollën Pasuniversitare të Arteve dhe Shkencave, dhe Muzeologjisë Profesionale; Ayşen Savaş – Arkitekt, Prof. në Universitetin e Arkiteturës në Ankara dhe Georgios Papadakis – Inxhinier Mekanik, Gazetar, Manager Partner i European Jewish Association, për të përzgjedhur projektidenë fituese, sipas saj nuk ishte aspak i lehtë, madje vendimi i parashikuar për t’u dhënë në orën 17:00 u dha thuajse 20 minuta më pas, pas konsultimeve të gjata dhe analizës së thellë dhe konstruktive të pesë projekteve dinjitoze në garë.

“Mënyra e fuqishme se si komunikon mesazhin dhe tregon historinë e Besës, i jep asaj një identitet dhe frymëzon vizitorët që të përqafojnë vlerat e saj; ndërhyrja minimaliste arkitekturore, që nxjerr në pah vlerat e ndërtesës si pjesë e trashëgimisë, e trajtuar me respekt dhe ndjeshmëri, koncepti i zhvilluar mirë si muze dhe qendër #kulturore; harmonia e funksioneve me kontekstin përreth, e shpallën fituese mes 5 finalistëve studion OPPENHEIM ARCHITECTURE. Muzeu “Besa” do të mbajë firmën e studios zvicerane, e cila konkurroi me të tjera studio prestigjioze nga Hollanda, Gjermania, Turqia dhe Anglia”, shkruanta ministrja e Kulturës, arkitektja Elva Margariti në faqen e saj zyrtare në Facebook.

?️ Mënyra e fuqishme se si komunikon mesazhin dhe tregon historinë e Besës, i jep asaj një identitet dhe frymëzon…

Posted by Elva Margariti on Monday, June 26, 2023

Projektidea e propozuar nga studio arkitekturore zvicerane OPPENHEIM ARCHITECTURE është shumë kuptimplote.

Me dy arkitektët e “Oppenheim Architecture” / Zvicer, Beat Huesler dhe Tim Ventimiglia, të cilët u shpallën fitues të projektit për ndërtimin e Muzeut Besa, në Tiranë, një muze shumë dimensional.

“Jemi shumë të emocionuar që u përzgjodhëm si fitues në këtë projekt. Ishte një sfidë e bukur, por kur jeni keni një grup të shkëlqyer arkitektësh dhe një një histori të madhe ishte me të vërtetë dicka e bukur. Ishte një projekt që bashkoi një ide dhe një objekt”, tha Tim Ventimiglia, një arkitekt amerikan nga Nju Jorku, që punon në Berlin dhe punon për “Ralph Appelbaum Associates” dhe është partner i “Oppenheim Architecture”, fituesve të konkursit.

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”