Veliaj: Faleminderit Bashkimit Europian. Kopshti 41, me standarde bashkëkohore!

Kopështi po ndërtohet falë mbështetjes së Bashkimit Europian, përmes projektit “EU4schools”.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet për ndërtimin e ‘Kopshtit 41’, i cili do të jetë gati të mirëpresë të vegjlit e zonës në shtator. Ky kopësht po ndërtohet falë mbështetjes së Bashkimit Europian, përmes projektit “EU4schools”.

Veliaj tha se kopshtit të ri po i shtohen hapësirat me kënde lojërash dhe terrene për zhdervjelltësimin e fëmijëve.

“Jemi shumë të ndërgjegjshëm që po shtohet jashtëzakonisht kërkesa dhe besimi i prindërve te kopshtet tona. Pra, kur prindërit kërkojnë të sjellin fëmijët në institucionet tona, si çerdhet apo kopshtet, na japin besim, sepse sjellin dritën e syrit, na kanë besuar njeriun e tyre më të shtrenjtë. Angazhimi ynë do të jetë që edhe në kopshtet ekzistuese të bëjmë këto ndërhyrje, por ama, edhe në shkollat e reja të fusim gjithmonë konceptin e parashkollorit apo të një kopshti me një hyrje të veçantë, për të maksimizuar një ndërtesën, e cila ndërtohet një herë e mirë, por mund të ketë disa funksione me dalje e hyrje të ndryshme, siç po bëjmë te shkolla “Bashkim Fino”, e cila po pret në mënyrë të përkohshme fëmijët që kemi këtu”, tha Veliaj.

POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT

Faleminderit Bashkimit Europian, që përmes projektit “EU4schools”, po na jep një dorë për rindërtimin e Kopshtit 41 në Tiranë, të cilin mezi pres ta hapim në shtator për vogëlushët e Njësisë 2.

Puna do të vijojë me të njëjtin ritëm gjatë gjithë verës, në të gjitha kantieret tona.

Faleminderit Bashkimit Europian ??, që përmes projektit “EU4schools”, po na jep një dorë për rindërtimin e Kopshtit 41 ? në Tiranë

Faleminderit Bashkimit Europian ??, që përmes projektit “EU4schools”, po na jep një dorë për rindërtimin e Kopshtit 41 ? në Tiranë, të cilin mezi pres ta hapim në shtator për vogëlushët e Njësisë 2.

Puna do të vijojë me të njëjtin ritëm gjatë gjithë verës, në të gjitha kantieret tona. ??

Posted by Erion Veliaj on Friday, June 16, 2023

Kryebashkiaku ftoi prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet, kopshtet, shkollat që i përkasin zonës së tyre, pasi ato po ndërtohen të gjitha me të njëjtin standard dhe me kushte bashkëkohore, si në qendër, ashtu edhe në periferi të Tiranës.

Ky kopësht pret rreth 200 fëmijë dhe ka një sipërfaqe ndërtimi 902 m2, të shpërndarë në dy kate. “Kopshti 41” do të jetë kopësht me ngrënie-fjetje dhe mjedise çlodhëse cilësore.

Lexo më shumë nga

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…