“Çështja I.M.”, AIDSSH: Jemi në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit reagoi sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm


Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit reagoi sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Tiranës, vendim që rrëzon ankimimin e prokurorisë “Për mosfillimin e procedimit penal”, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë”, pas padisë të ngritur nga përfaqësuesit ligjorë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ndaj Autoritetit janë ngritur një padi administrative dhe një padi penale, nga përfaqësuesit ligjorë të shtetasit I.M. Në procesin e parë, që u zhvillua në Gjykatën Adminisrative, gjykata vendosi në favor të Autoritetit, ndërsa në procesin tjetër vendosi rrëzimin e ankimimit të prokurorisë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thekson AIDSSH.

“Në lidhje me procesin e parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, rrëzoi padinë e përfaqësuesve ligjore të shtetasit I.M. në drejtim të Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, me objekt-kërkese: ”Detyrimin e organit administrativ Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Ish- Sigurimit të Shtetit për të kryer veprimin administrativ pajisjen e kërkuesit me aktet e kërkuara me kërkesën e datës 14.09.2022”, bën të ditur AIDSSH.

“Gjykata Administrative vendosi me këtë rast: Rrëzimin e kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi, si të pabazuar në ligj dhe në prova”, shton AIDSSH.

“Ndërkohë, Autoriteti u njoh sot, nëpërmjet medias, me njoftimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Tiranës, vendim që rrëzon ankimimin e prokurorisë “Për mosfillimin e procedimit penal”, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumetat e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë”, njofton AIDSSH.

“Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit ndërsa siguron publikun, se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat që ka çdo institucion.

Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin, Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta.

Autoriteti vlerëson ndjekjen e të njëjtës rrugë edhe nga institucione të tjera, sipas kompetencave, si dhe është i hapur për bashkëpunime me të gjitha institucioneve në përputhje me ligjin në fuqi të Republikës së Shqipërisë”, përfundon njoftimi i AIDSSH.

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…