“Astral Knight 23”, Peleshi: Standardizim i procedurave operacionale me forcat aleate

Stërvitja “Astral Knight 23” po zhvillohet në hapësirën ajrore shqiptare, në kuadër të “Defender Europe 2023”.


Stërvitja “Astral Knight 23” po zhvillohet në hapësirën ajrore shqiptare, në kuadër të “Defender Europe 2023”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje ushtarake, që po zhvillohet në Shqipëri.


“Kjo është një nga tre stërvitjet që vendi ynë mirëpret në kuadër të “Defender Europe 23″ dhe bashkon njësitë e mbrojtjes ajrore nga SHBA dhe Evropa. Qëllimi është rritja e ndërveprueshmërisë dhe standardizimi i procedurave operacionale me forcat aleate”, tha Peleshi.

#AstralKnight23 po zhvillohet në hapësirën ajrore shqiptare. Kjo është një nga tre stërvitjet që vendi ynë mirëpret në…

Posted by Niko Peleshi on Friday, May 26, 2023

Shqipëria po pret për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Në stërvitjen, që zhvillohet nga 22 maji deri në 9 qershor, marrin pjesë rreth 17 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë më të madhen në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.

Në Shqipëri do zhvillohen stërvitjet “Immediate Response-23”, “Saber Guardian-23” dhe “Astral Knight-23. Në këto stërvitje marrin pjesë 700 efektivë të Forcave të Armatosura.

Malaj: Bujqësia sektor prioritar, subvencione direkte fermerëve dhe rimbursim të TVSH-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Bujqësia sektor prioritar, subvencione direkte fermerëve dhe rimbursim të TVSH-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe…