Peleshi, vizitë në Slloveni: Intensifikojmë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se Shqipëria dhe Sllovenia do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se Shqipëria dhe Sllovenia do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Gjatë vizitës në Slloveni ku u takua me homologun slloven Marjan Ŝarec, ministri Peleshi theksoi se “Sllovenia është një partnere e Shqipërisë dhe një mbështetëse e vendit tonë në rrugën e gjatë të integrimit në Bashkimin Europian”.

Në bisedën mes dy ministrave u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Sllovenisë jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në konferencën e përbashkët për mediet, Peleshi theksoi se e njohu homologun e tij Ŝarec mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi reformat e realizuara si dhe angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare drejt përmbushjes së objektivit madhor atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke vënë theksin tek roli i Shqipërisë në favor të fqinjësisë së mirë, prosperitetit dhe promovimit të vlerave demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ministri Peleshi tha se “kërkova nga homologu slloven të vijonte mbështetjen në përfshirjen e Kosovës në nisma rajonale, në të cilat ajo mund të japë kontributin e saj dhe të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal”.

Peleshi e njohu ministrin Ŝarec edhe me reformat dhe vëmendjen e veçantë të qeverisë shqiptare për reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu investime në fushën e mbrojtjes kibernetike, në industrinë ushtarake si dhe përmirësimin e ndjeshëm të trajtimit financiar të ushtarakëve.

“Një vëmendje të veçantë po i kushtohet reformave në fushën e edukimit dhe trajnimit të personelit të Forcave të Armatosura, për të cilat personalisht besoj fort se një investim i tillë sot do të sjellë një të ardhme më të ndritur dhe cilësore për ushtrinë shqiptare”, u shpreh Peleshi.

Ministrat e Shqipërisë dhe Sllovenisë shkëmbyem ide dhe ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes si dhe angazhuan stafet respektive në hartimin dhe implementimin konkret të këtyre ideve. /ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada amerikane: Ambasadori Wendt do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë uroi sot jenerallejtënantin në pension Eric Wendt për konfirmimin në detyrën e ambasadorit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada amerikane: Ambasadori Wendt do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë uroi sot jenerallejtënantin në pension Eric Wendt për konfirmimin në detyrën e ambasadorit…