Ushtarakë nga vendet anëtare të NATO-s vizitojnë Kalanë e Shkodrës

Grupit të ushtarakëve të NATO-s, iu prezantua “Rozafa”, si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave historike të Shqipërisë


Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka mikpritur në Kalanë e Rozafës një grup përfaqësuesish ushtarakë nga vendet anëtare të NATO-s, pjesë e komandës së NATO-s, Norfolk Virginia.

Gjatë vizitës, specialistët e DRTK Shkodër patën mundësinë t’i njihnin vizitorët me historinë e kalasë, si një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Grupit të ushtarakëve të NATO-s, iu prezantua “Rozafa”, si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave historike të Shqipërisë, që së fundmi ka njohur rritje të numrit të vizitorëve.

Vizitat turistike në Kalanë Rozafa kanë vijuar me ecurinë pozitive gjatë muajit prill, duke reflektuar rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj për vitin 2023.

8200 vizitorë u regjistruan gjatë muajit prill ose 1970 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022.

Salla dhe Kumbaro në Gjirokastër: Fuqizim i fermerëve përmes Skemës Kombëtare 2026

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla dhe Kumbaro në Gjirokastër: Fuqizim i fermerëve përmes Skemës Kombëtare 2026

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut…