Rama: Rëndësi strategjike, Memorandumi për Sigurinë Kibernetike me Emiratet e Bashkuara Arabe!

Marrëveshje mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se nënshkrimi i marrëveshjes mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe ka një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike, pasi ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama tha se “Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që kanë qenë të pranishëm dhe na kanë ardhur në ndihmë kur e kemi pasur më të nevojshme, për të mos u ndjerë të vetëm”.

✍️Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe

✍️Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sh.T.Z. Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes strategjike mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe ?????

Posted by Edi Rama on Thursday, April 6, 2023

Kryeministri solli në vëmendje ndihmën e dhënë gjatë eksodit të madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

“E kemi ndjerë këtë miqësi vitet e fundit ku janë shënuar zhvillime shumë pozitive dhe një numër mbresëlënës sistematik shkëmbimesh që kanë krijuar mundësi për të ndërtuar jo vetëm programe të qëndrueshme bashkëpunimi por një lidhje dhe për të eksploruar së bashku për më shumë begati në mbarë këtë rajon”, tha Rama.

Kryeministri theksoi faktin se ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabei mbërriti në Tiranë, pasi kishte qenë në Prishtinë e më parë në Beograd.

“Ai është këtu jo vetëm si dëshmitar i dëshirës e vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të përbashkët e të gjatë drejt një të ardhmeje më të mirë por edhe për të bërë diçka për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet së bashku të merren gjithmonë e më tepër me të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën”, tha ai.

Sipas Kryeministrit Rama, marrëveshja e nënshkruar sot merr një rëndësi strategjike sidomos në llojin e ri të kërcënimit ndaj sovranitetit dhe integritetit, jo duke treguar tanket dhe avionët që shkelin integritetin territorial, por duke sulmuar hapësirën kibernetike për të paralizuar të gjitha funksionet shtetërore.

Kryeministri vlerësoi po ashtu ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë përballjes së tërmetit të 2019, ndërsa shtoi se sot po shikojmë lagje të reja me arkitekturë moderne e drita të reja shprese që shfaqen në Durrës.

“Siç po shohim edhe nisjen e zhvillimit më të rëndësishëm në historinë e vendit, portit të ri turistik të Durrësit që u bë i mundur me bekimin e presidentit të EBA-s. Dua të përshëndes presidentin tuaj si dhe popullin e Emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur, sepse jo vetëm nuk ndjehemi vetëm, por ndjehemi jashtë mase të bekuar. Zoti ju bekoftë që jeni kaq të pasur e të përulur, që keni gjithçka e që silleni se asnjë gjë nuk është më e rëndësishme se miqësia e nuk i masni miqësitë në mbarë botën në bazë të madhësisë së vendit, por bazë të vlerave të thella”, tha Rama. /ATSH

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…