Edona Bilali: Shqipëria, një treg në zhvillim për teknologjinë dhe inovacionin

“TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK”, organizuar në Shqipëri nga Bashkia Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Izraeli.


Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, mori pjesë aktivitetin “TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK”, organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Bashkia Tiranë nën kujdesin e kryebashkiakut Erion Veliaj me pjesëmarrjen e ekspertëve të ardhur nga Izraeli.

“Gjatë fjalës sime në plenaren “Shqipëria një treg në zhvillim për teknologjinë dhe inovacionin”, përçova rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në ekosistemin shqiptar të startup-eve dhe nomadëve, që lidhet ngushtësisht me teknologjinë dhe botën digjitale”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Ajo zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me z. Nimrod Yaron, nga kompania Nimrod Yaron & Co., një nga sipërmarrjet kryesore të Izraelit.

Postimi i Minsitres Edona Bilali

TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK” ????, takimi që bëri bashkë ekosistemin e së ardhmes!

? Kënaqësi t’i bashkohesha sot aktivitetit “TIRANA – TEL AVIV TECH WEEK”, organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Bashkia Tiranë nën kujdesin e kryebashkiakut Erion Veliaj me pjesëmarrjen e ekspertëve të ardhur nga Izraeli.

Gjatë fjalës sime në plenaren “Shqipëria një treg në zhvillim për teknologjinë dhe inovacionin”, përçova rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në ekosistemin shqiptar të startup-eve dhe nomadëve, që lidhet ngushtësisht me teknologjinë dhe botën digjitale. Njëkohësisht, theksova lehtësitë që Shqipëria ofron për të bërë biznes, si dhe parashikimet e një të ardhmeje të suksesshme të ekosistemit në vendin tonë. ??

? Zhvillova gjithashtu një takim të veçantë me z. Nimrod Yaron, nga kompania Nimrod Yaron & Co., një nga sipërmarrjet kryesore të Izraelit, me të cilin u ndalëm tek rezultatet dhe shkëmbimet që priten të dalin nga organizime të tilla, si dhe tek mundësia për bashkëpunime të mëtejshme.?
#sipermarrja #edonabilali #mishms

#teknologji #digjital #inovacion #bashkepunim

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid.