Piro Ahmetaj, një gjeneral me “60 yje”!

Portret i paautorizuar – Gjeneral ® Piro Ahmetaj dhe analisti gjeopolitik mbushi sot 60 vjeç


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Kur shkruan për një gjeneral elite dhe karriere të shkëlqyer ushtarake mbi 36-vjeçare; i mirënjohur ndër kontribuesit për procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO, reformën e mbrojtjes, transformimin Euroatlantik të Forcave të Armatosura; këshilltar ushtarak për dy Presidentë të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ilir Meta, një gjeopolikan që dëgjohet me respekt në sallonet më të rëndësishme europiane, me dhjetra trajnime si dhe prezantuar RSh në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, si: Bruksel, Washington DC; Londër, Berlin, Paris, Romë, Gjenevë, Oslo, Otava, Bukuresht, Pragë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj, si dhe i janë publikuar me dhjetra botime për sigurinë kombëtare, Rajonin, në Qëndrën Marshall dhe në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s, duhet të kalosh në “60 filtra sigurie”.

Sot Gjenerali mbush 60 vjeç. Dhe si një mik i hershëm i medias, si një analist me publikime në “Tirana Diplomat”, por edhe si një mik personal, dëshiroj që me rastin e 60 vjetorit të Gjeneral ® Piro Ahmetaj, t’i përcjelli urimet më të mira, jetë të gjatë, shëndet, paqe, harmoni dhe mbarësi.

Me këtë rast, po i paraqesim publikut edhe një portret të paautorizuar rreth biografisë së Tij si Gjeneral, si shtetar, si gjeopolitikan dhe si famljar.

Por, kush është Gjeneral ® Ahmetaj që sot, 10 Mars mbush 60 Vjeç?

Vjen nga një karrierë e gjatë (36 vjet) në forcat e armatosura, përgjatë së cilës, ēshtë i mirenjohur ndër kontribuesit për proçesin e integrimit në NATO, reformën e mbrojtjes, transformimin Euroatlantike të FA si dhe në funksionet e larta që ka ushtruar si Përfaqësues Kombētar në Komandēn Supreme të NATO, si Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe këshilltar ushtarak për dy Presidentë të RSh, etj.

Gjeneral Ahmetaj ka kontribuar në përgatitjen, negocimin dhe nënëshkrimin në emër të Qeverisë RSh të dhjetra marrëveshjeve teknike të anëtarësimit në NATO, dokumentave bazë të Sigurisë Kombëtare si dhe të “një draft-platforme me 12 projekte të përbashkëta në fushën e sigurisë Kombëtare mes RSh dhe Republikës së Kosovë”!

Gjenerali ka përfunduar Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë, është diplomuar “Master në fushën e sigurisë globale” në Kolegjin e NATO-s: “Mbi nivelin e ambicieve të RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE, UN si dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Ka kryer me dhjetra trajnime si dhe prezantuar RSh në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, si: Bruksel, Washington DC; Londër, Berlin, Paris, Romë, Gjenevë, Oslo, Otava, Bukuresht, Pragë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj, si dhe i janë publikuar me dhjetra botime për sigurinë kombëtare, Rajonin, në Qëndrën Marshall dhe në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s.

Për kontribute të dalluara veçanërisht në proçesin drejt/pas antarësimit në NATO (1994 – 2022) është vlerësuar me disa medalje dhe dekorata nga autoritetet e larta shtetërore dhe NATO-s.

Në kapacitetin ekpertit të lartë është i mirënjohur për oponencën strategjike në: “forcimin e institucioneve të Sigurisë Kombëtare; balancave kushtetuese; rritjen buxhetit të mbrojtjes (2%); modernizimin e kapaciteteve; mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave ekonomike dhe gjeopolitike të RSh si dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.”!

Ndër të tjera, Gjeneral Ahmetaj ka bashkë-përgatitur: “Draft-Strategji Kombëtare/2030, mbi domosdoshmërinë e modernizimit të sistemit të sigurisë kombëtare, me fokus:“ Siguri për jetën, shëndetin, pronat dhe mirëqenien e qytetarit; stabilitetin demokratik, mbrojtjen e interesave mbarëkombëtare, vlerave euroatlantike dhe përmbushjen e detyrimeve në NATO”.

Edhe nën kostumin civil mbas 2020, Z. Ahmetaj vijon të mbetet mjaft i angazhuar në çështje të mbrojtjes dhe zhvillimit te interesave kombëtare, duke marre pjesë aktive në 10-ra aktivitete në kuader të Këshillit të Atlantikut në Washingron, Bruksel, Romë, Berlin, Londër, etj, të pasqyruara gjerësisht edhe nga nga mediat, portalet, etj.

Vijon të mbetet një zë i spikatur për rëndësinë jetike që ka “prezenca e SHBA në Ballkanin perëndimor”, si dhe për ri-aktivizimin e Projektit gjeopolitik të Korridorit VIII (Bullgari-Maqedoni-Shqipëri), të ndërlidhur edhe me autostradën e paqes Beograd-Prishtinë (1.2 miliard dollarë), si pjesë e paketës së miratuar nga autoritetet e dy vendeve sovrane në dhomën ovale, nën përkujdesjen e Presidentit Trump, si dhe ndërtimin e një porti rajonal në ujrat e thella, që lidh Detin e Zi me Adriatikun, duke sjellë në kujtesë se ky projekt, është nënshkruar në vitin 1994 si dhe i mbështetur nga USA”.

Po ashtu, Gjenerali mbetet ndër zërat më të mirënjohur në vendet e mesdheut për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave detare të RSh, duke artikuluar domosdoshmërinë kritike të: “hartimit të një Strategjie Detare, e cila jo vetëm tejkalon “trashëgiminë armiqësore ndaj detit”, por projekton zhvillimim e burimeve detare, ndërtimin e infrastrukturave madhore (porti i lidhur me autostrade & hekurudhë), mirë-menaxhimin burimeve detare dhe ujore në interes të mirëqënies të qytetareve të RSh dhe mbarë Kombit si dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave Detare për ushtrimin e sovranitetit detar dhe mbrojtjen e interesave të RSh në mesdhe”.

Në dy vitet e fundit ka publikuar disa dhjetra vlerësime strategjike në Shqiperi, Kosove, MV, Bruksel, USA, Kiev, në lidhje me fushbetejën me/për Ukrainën, duke parashikuar që në krye të herës (mars 2022) se: “falë rezistences stoike të Ukrainës martire si dhe vendosmerisë jetike të Perëndimit, Rusia-Putiniste do e humbas me turpërp luftën për pushtimin e Ukrainës si dhe do të diskretitohet në përballjen me fuqinë e vlerave demokratike, fuqinë ushtarake, forcën e kohezionit, kredibilitetin dhe solidaritetin e Aleancës Transatlantike (SHBA/NATO/BE).

Nga ana tjetër, çdo produkt strategjik të Gjeneralit e gjejmë të lidhur ngushtësisht me mbrojtjen dhe zhvillimin e nteresat kombëtare si dhe me këshilla strategjike për faktorët politik dhe shtetërorē të Tiranës dhe Prishtunës Zyrtare. Ndër të tjera, dëshorijmē ta citojmë: “për interesa jetike kombëtare të përulemi në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe ardhmërisë Euroatlantike të RSh dhe Kosovës duke jetësuar një Patformë të “mënçur” = Dy Shtete sivrane një Komb i vetëm” mbi sovranitetin, emergjencat civile, sigurinë kibernetike, mbrojtjen e interesave kombëtare, si dhe duke garantuar SHBA, NATO dhe BE, dhe të tjerë të interesuar, se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

Do ishte e paplotë kjo rezyme e Gjeneralit, nëse nuk do të permendnim, si vlerë shtesë, që “ka deshtuar me sukses të plotë (siç Ai e vetëquan) për ta bërë pis kostumin/integritetin e Gjeneralit me baltën e politikës zullumqare”. Por po ashtu në mënyrē të perseritur ka konfirmusr fortë se: “Familja, Atdheu, Integriteti/Nderi, vlerat Perëndimore dhe Perëndia” mbeten deri në fund “Partia e Tij”, thelbi i angazhimeve publike, gjeopolitike dhe shtetërore në dobi të interesave Kombetare dhe zhvillimit te vlerave Euroatlantike të Shqipërise si USA dhe gjithë Europa.

Edhe pse z. Ahmetaj kurresesi nuk do të flas për ketë temë, në fakt “nxjerrjen në pension që 58 vjeç të Gjeneralit me ekperiencë Euroatlantike të spikatur e gjejmë si spërdorim flagrant të burimeve njerëzore pse jo të kapaciteteve kombetare”. Mendojmë se Shqipëris nuk e ka luksin ti lërë pa punë këto personalitete përfaqësuese, në një kohë që homologët e Tij i gjen në funksione te larta shtetërore dhe përfaqësuese jo vetëm në vendet e NATO-s.

Për ta përbyllur, Gjenerali, thotë me krenari se është me rrenjë nga Teqeja e Baba Ahmet Turanit, Ai ka një familje shëmbullore, të cilën j’a dedikon bashkëshortes, Linditës, ose “gjysmes së tij më të mirë”, si dhe dy femijve, që mbeten “bekimi, motivi, vetë jeta dhe krenaria e Tij”.

Shënim: Këtë urim të perzemërt si dhe rezyme të paautorizuar po e ilustrijmë me disa photo nga ajtivitetet e Tij në Washington, Berlin, Bruksel, Londër, si dhe me familjen të marra nga faqja e Facebook-ut te Gjeneralit.

Lexo më shumë nga

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.