Xhevdet Bajraj, poeti emblematik i poezisë shqipe!

Xhevdet Bajraj (6 mars 1960 – 20 qershor 2022) konsiderohet si një nga poetët më ekspresivë dhe prodhimtarë të Kosovës


Xhevdet Bajraj (6 mars 1960 – 20 qershor 2022) konsiderohet si një nga poetët më ekspresivë dhe prodhimtarë të Kosovës. Falë stilit të tij, filozofisë që përcolli përmes vargjeve, vlerave estetike që krijoi, Bajraj mbetet një emblemë e bukur e poezisë kosovare me vlerësime dhe ndërkombëtare.

Poet, skenarist dhe përkthyes i njohur, ai i mbylli sytë në Meksikë për shkak të një tumori, ku jetoi se bashku me gruan e tij dhe me dy fëmijë.

Këto janë vetëm katër poezi të përzgjedhura nga “lëmi i madh poetik” i Xhevdet Bajrajt.

UNAZA E SATURNIT

Jam më i lehtë se jeta
se kënga e jetës
mbaje derën e zemrës hapur
tekefundit
vetëm mos e mbyll me çelës
Është duke fryrë
nga dheu i kujtesës
mund të blasfemohemi për të mirë
një ditë
kur të më del gjumi i vdekjes
e unë të shfaqem pata deres sate
me një cigare mes gishtërinjve
E tëra që do më duhej do të ishte
një çakmak
një kafe
dhe gjysma e krevatit tënd

Për kompensim
do të dhuroja njërën nga unazat
e Saturnit

VAJZA E PUSHIMIT TË GJATË

Ajo ishte nëntë vjeçe
unë isha tetëvjeçar
çdo pushim të gjatë në shkollë
mbështetej për muri
dhe fliste me shoqet e saj
Mumgonin edhe dy vjet
për t’ia nisur duhanit
kështu që kisha kohë
t’ia hidhja ndonjë shikim
sa herë që
nuk më tërhiqte vëmendjen
ndonjë shok

Një ditë të bukur e çuan në Spital
dhe atje vdiq
wë nga atëherë më askush nuk e pa
përveç meje
I kam gjashtëdhjetë vjet
dhe sa herë kaloj aty pranë
e shoh
të mbështetur për muri
e vetme
duke buzëqeshur

TEMA E DASHURISË

Të vetmen gjë që nuk e kam përvetësuar
kurrë
është tema e dashurisë
mbase kam munguar në orë
kur mësuesja jetë ka folur për të

Që atëhere
e kam një frikë të madhe
se kurrë nuk e kam kuptuar
dashurite kur vdesin
ku shkojnë

VETMI

Vetmia erdhi
u ul në kolltuk
dhe tha
erdha për një kafe

Vetëm pesëmbëdhjetë vitet e para
i pata numëruar
ende është këtu

XHEVDET BAJRAJ
(“Unaza e Saturnit”, Prishtine 2022)

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.